Arsim Bajrami

Akademik Arsim Bajrami: Gjykata speciale në Hagë duhet të pastronte UÇK-në dhe të hapte perspektiva për Kosovën

Akademik Arsim Bajrami, ka dhënë analizën e tij juridike dhe politike mbi gjykatën speciale në Hagë, duke theksuar ndikimin e tyre në narrativën historike të luftës së UÇK-së. Ai theksoi se, pavarësisht sfidave të procesit të gjykimit maratonik, drejtësia duhet të triumfojë në fund. Bajrami, i cili së shpejti do të publikojë një libër mbi këtë temë, ka dokumentuar mbi 50 faqe me fakte ndërkombëtare dhe citime nga juristë të njohur dhe profesorë eminentë të së Drejtës Ndërkombëtare, që konfirmojnë se UÇK-ja nuk ka qenë asnjëherë një organizatë kriminale. “Gjatë shtatorit do të kemi dëshmitarë autoktonë, të cilët kanë qenë partnerë tanë në procesin e shtetndërtimit, përfshirë koordinimin për Shpalljen e Pavarësisë. Ata do të tregojnë të vërtetën historike dhe juridike mbi veprimtarinë e UÇK-së,” tha Bajrami. Akademiku vuri në dukje se Gjykata Speciale, si një institucion evropian me gjyqtarë të nivelit të lartë, duhet të veprojë mbi parimet e drejtësisë dhe jo politikës, duke sjellë një aktgjykim shfajësues që do të hiqte stigma të padrejta mbi UÇK-në dhe do të hapte perspektiva për njohjen e Kosovës nga shtetet që deri më tani kanë hezituar. “Ky proces duhet të pastronte UÇK-në nga ato ‘re të zeza’ dhe të ofronte një perspektivë pozitive për Kosovën në komunitetin ndërkombëtar,” shtoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani sfidon Mexhitin: Le të nënshkruajmë marrëveshje për dorëheqje nëse humbim

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Bujar Osmani, ka hedhur një sfidë të drejtpërdrejtë …