Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

AKB: Masat e Bashkimi Evropian ndaj Kosovës ishin pasojë e dështimeve institucionale, kërkohet llogaridhënie urgjente

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka cilësuar heqjen e masave nga Bashkimi Evropian si një korrigjim të vonuar të një padrejtësie që, sipas tyre, i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomisë së Kosovës. Në reagimin publik, AKB vlerëson se vendosja e masave ndëshkuese ndaj vendit nuk ishte thjesht një zhvillim i jashtëm, por pasojë direkte e dështimeve të brendshme institucionale dhe e një qasjeje politike të gabuar. “Fakti që vendi ynë u vendos nën masa ndëshkuese është dëshmi e një dështimi të qartë institucional dhe politik, ku për interesa të ngushta u rrezikuan ekonomia, bizneset dhe raportet strategjike me Bashkimin Evropian”, thuhet në reagim. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se vendimmarrjet e papërgjegjshme nuk duhet të kenë më pasoja mbi sektorin ekonomik. Sipas tij, është i domosdoshëm një ndryshim i qartë i kursit politik dhe institucional, në mënyrë që ekonomia e Kosovës të mos mbetet më viktimë e kalkulimeve afatshkurtra dhe vendimeve të dëmshme strategjike.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane: Udhëheqësit politikë të gjejnë zgjidhje, mos ta lënë vendin në ngërç

SHBA mirëpret marrëveshjen Kosovë–BE për Ligjin për të huajt, kërkon konsultim me komunitetin serb

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe …