Brickos

AKK: Sqarim lidhur me tezat e ngritura për “kufirin administrativ” dhe “kufirin kadastral”

AKK: Sqarim lidhur me tezat e ngritura për “kufirin administrativ” dhe “kufirin kadastral”

Debatet lidhur me ndryshimet në përmbajtjen e vijës apo kufirit administrativ dhe vijës apo kufirit kadastral, e në këtë rast për përkufizimin territorial të Kosovës janë të kota dhe konfuze. Prandaj, Agjencia Kadastrale e Kosovës, autoriteti me i lartë shtetëror për gjeodezi, kadastër dhe hartografi në Republikën e Kosovës, për qartësimin e kësaj çështje ofron në vijim faktografinë ligjore.

Nga viti 1974 deri në vitin 1999 të dhënat për gjeodezi, kadastër e hartografi ishin në Drejtorinë Krahinore për Gjeodezi të Krahinës se Kosovës, ndërsa këto të dhëna për gjeodezi, kadastër dhe hartografi nga viti 1999-2017 janë në autoritetin shtetëror, përkatësisht në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Këto të dhëna mundësojnë zbatimin e obligimeve dhe përgjegjësive të secilës Komune në territorin që ajo administron dhe mirëmban. Territori i Kosovës është i përbërë nga 38 komuna brenda të cilave janë 1305 zona kadastrale. Secila nga këto komuna e ka të definuar territorin e vete të shprehur edhe në metra katror.

Sipas Ligjit mbi organizimin territorial të komunave (1975) që rrjedh nga Kushtetuta e KSA Kosovës e vitit 1974, në Kosovë ekzistonin 22 Komuna dhe për secilën komunë janë përcaktuar edhe vendbanimet përkatëse. Në këtë rast vlen të ceket neni 1. Ku thuhet “Me këtë ligj rregullohet organizimi territorial i Komunave në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës…..”. Edhe me Ligji Nr. 03/L-041, aprovuar me 20 shkurt 2008 (dmth pas shpalljes se Pavarësisë të Kosovës) për kufijtë administrativ të komunave, në Neni 3, Pika 1, thuhet e njëjta gjë:  “Kufijtë administrativ të Komunës janë kufijtë administrativ të zonave kadastrale që e përbëjnë territorin e Komunës në pjesën që kufizohet me komunën fqinje ose përputhet me kufijtë administrativ shtetëror të Republikës së Kosovës”. Këtu shihet vazhdimësia ligjore e bazës së të dhënave për vijën administrative të Komunave përkatësisht Kosovës.

“Ligji mbi matjen e Kadastrit e Tokave” i vitit  1973, pastaj “Ligji i matjes dhe i kadastrit të tokave” i vitit 1980, shkruan se “… matja e tokave bëhët me qellim të paraqitjes së territorit të KSA Kosovës. Edhe nëpërmjet ligjeve për Kadastër të aprovuara në Kuvendin e Kosovës  pas vitit 2000 jepen të njëjtat obligime shtetëror për administrimin, menaxhimin dhe regjistrimin e të gjitha pronave në territorin e Kosovës brenda ish vijës administrative e tani kufi i Kosovës.

Prej 38 komunave të Kosovës 19 prej tyre janë në kufi administrativ me shtetet fqinje të Kosovës te paraitura në mbi 500 harta me shkallë 1:2500. Në secilën prej këtyre hartave është e paraqitur vija administrative e saktë e kufirit administrativ të  Kosovës me shtetet fqinje.

Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe secila zyrë kadastrale në komunat e Kosovës  por edhe në gjithë dokumentacionin zyrtar, si dhe në gjeoportal shtetëror e ka të paraqitur vetëm një vijë administrative nga viti 1974 e deri me sot. Matjet shtetërore të administruara dhe të menaxhuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës përfshijnë sistemin  e të dhënave gjeodezike kadastrale e hartografike  të nevojshme për paraqitjen tredimensionale të territorit të Republikës së Kosovës, krijimin e hartave dhe rrjetave gjeodezike për qëllim të kadastrit, gjeodezisë dhe për qëllime tjera të territorit të shtetit duke përfshi edhe vijën administrative të përkufizimit të shtetit. Kjo vijë administrative përputhet plotësisht me vijën administrative të shteteve fqinje të Kosovës sepse matjet e përkufizimit territorial për gjithë RSF Jugosllavi, janë bërë me të njëjtën metodologji, me të njëjtat instrumente dhe me të njëjtat metoda të rilevimit, definitivisht me të njëjtat  standarde edhe në Kosovë.

Krejt në fund për ta kuptuar opinioni i gjërë se egziston vetëm një kufi administrativ i matur dhe i hartuar nga matjet gjeodezike në të njetën kohë edhe për qëllime kadastrale, nga se në kadastër janë të regjistruara të gjitha pronat publike, shtetërore, shoqërore, pronat e komuniteteve fetare dhe pronat private. Të gjitha këto mund të i vërtetoni në secilën zyre kadastrale dhe në Agjencine Kadastrale.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri nga Serbia, pas rritjes së retorikës agresive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi të ri nga …