Seanca gjyqësore kundër Fatmir Limajt ka vazhduar në Pallatin e Drejtësisë, me ç rast, është lexuar aktakuza me 14 faqe, e lexuar dhe e rilezuar në proceset paraprake, ku Limaj me bashkëpunëtorë janë shpallur të pafajshëm. Lidhur me rastin e Limajt, Prokuroria ka prezantuar tetë dëshmitarë, në mesin e të cilëve janë: Hasan Preteni dhe Adem Grabovci. I pyetur nga gjyqtarja e rastit nëse e kupton aktakuzën, Limaj tha se që katër herë po i lexohet e njëjta aktakuzë dhe se për pesë vite po merret me këtë. Edhe deklarimi i të pandehurve tjerë ka përfunduar, ndërsa të gjithë janë deklaruar të pafajshëm. Seanca do të vazhdojë nesër me fjalën hyrëse të prokurorit dhe të mbrojtjes. Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj beson fuqishëm se Limaj dhe të tjerë, sërish do të shpallen të pafajshëm, pasi provat e prokurorit janë të pabaza.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …