leoni

Aktakuzë ndaj ministrit Fikrim Damka për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe një zyrtari tjetër të kësaj ministrie, për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas Prokurorisë, Damka dhe zyrtari B.K. akuzohen se gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë tejkaluar kompetencat ligjore për të përfituar dy organizata joqeveritare – “Germin” dhe “Caritas Zviceran” – duke i financuar me mbi 1 milion euro pa ndonjë thirrje publike. Prokuroria thotë se veprimet janë bërë në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe rregullat për financimin e OJQ-ve nga fondet publike. Për këtë rast, Prokuroria ka kërkuar që Damka dhe zyrtari tjetër të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burg dhe gjobë, duke theksuar se vetëm kështu arrihet qëllimi i paraparë nga Kodi Penal.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Evakuohet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për shkaqe sigurie

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është evakuuar paraditen e sotme për shkaqe sigurie. Lajmin e …