Aktivitet në Malishevë për një qytet të pastër

Drejtoria e Inspektoratit të Mjedisit dhe Kompania “Ekoregjioni” Njësia në Malishevë, morën një aksion të përbashkët me moton “Për një qytet të pastër”. Aksionit iu përgjigjën punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni, pjesë aktive e aksionit ishin edhe inspektorët e mjedisit. Pastrimi “Për një qytet të pastër”, nisi që nga qendra e qyteti, vazhdoi pran lumit Mirusha përshkoi, tërë qytetin deri në lagjen Mirëdita. Ky aksion do të jet i herë pas hershëm dhe qëllimi është që të ngritët vetëdijesimi qytetar, institucional, por edhe shoqërorë, të punojmë për një ambient të pastër, ambienti i pastër është shëndeti i fëmijëve tanë. Me këtë aktivitet dhe porosi, jemi obligatorë para zbatueshmërisë ligjore në mbrojtje të mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …