Adriatik Llalla

Akuzat për Krimet e Rënda kanë regjistruar dosjen “Llalla”

Akuzat për Krimet e Rënda kanë regjistruar dosjen “Llalla”. Për fatin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla do të vendosë prokurori, Klodian Braho. Ai po zhvillon hetime për katër akuza ndaj ish-kryeprokurorit. Akuzat që rëndojnë mbi Llallën janë: pastrim parash, shpërdorim detyre,  fshehje pasurie dhe mosdeklarim të parave në kufi. Llalla me 16 Maj del përpara KPK (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) në seancë dëgjimore publike për Vettingun, por ai me gjasa nuk do paraqitet. Më 15 Shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se për shkak të përfshirjes në korrupsion, Llallës i ndalohet hyrje në SHBA. Vendimi u mor nga ish-Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, mbi bazën e informacioneve të besueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …