Alban Dervishi, shqiptaro-amerikani, do të marrë komandën e luftanijes amerikane USS Pearl Harbor

Alban Dervishi, një shqiptaro-amerikan, është emëruar komandant i luftanijes amerikane USS Pearl Harbor. Kjo është njoftuar nga Ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka shpërndarë një video të tij për të prezantuar këtë arritje. Dervishi, i cili është lindur në Tiranë dhe ka origjinë nga një familje ushtarake, do të marrë komandën e luftanijes në qershor të vitit 2025. Ai dhe familja e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill dëshmitar pro Hashim Thaçit në Hagë

Ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, do të jetë një …