leoni

Albert Krasniqi: Votimi i fshehtë në seancë konstituive është i papranueshëm dhe krijon hapësirë për manipulime

Albert Krasniqi nga organizata Demokracia Plus ka reaguar ndaj përpjekjes për të zhvilluar votim të fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një veprim të gabuar, me rreziqe të larta për integritetin e procesit demokratik. Sipas Krasniqit, votimi i fshehtë është i paraparë vetëm për seancat plenare gjatë mandatit të rregullt të Kuvendit, jo për seancën konstituive, e cila ka rregulla të paracaktuara dhe nuk lejon devijime procedurale. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit në këtë mënyrë do të përbënte një veprim të papranueshëm dhe të ulët në aspektin politik. Votimi i fshehtë në këtë kontekst krijon hapësirë për manipulime dhe blerje të mundshme votash, deklaroi Krasniqi. Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po abuzon me të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar Kuvendi, duke mos kërkuar konsensus politik dhe duke e thelluar krizën institucionale. Sipas tij, kjo e drejtë tashmë është komprometuar politikisht, për shkak të mungesës së vullnetit për marrëveshje dhe humbjes së besimit nga partnerët opozitarë si PDK.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Vetëvendosje po e çon vendin drejt zgjedhjeve vetëm për Albulena Haxhiun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve …