leoni

Albert Z. ZHOLI: Flasin Veli Myftari, Agim Çiraku, Hysen Tabaku...

Albert Z. ZHOLI: Flasin Veli Myftari, Agim Çiraku, Hysen Tabaku…

U festua me madhështi 68-vjetori i Ditës së Veteranit

– Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë së një kombi.

-Veteranët janë heronjtë e gjallë që flasin me gjuhën e idealizmit kombëtar.

-Një aktivitet ku shpërthyen këngët patriotike të Irini Qirjakos, Eneda Tarifës dhe Persa Mihas

Dje në Kinemanë e Ministrisë së Mbrojtjes, Organizata e Veteranëve dhe Pasaradhësve të LANÇit, festoi me madhështi 68-vjetorin e Ditës së Veteranit. Në këtë veprimtari të veçantë me një pjesëmarrje masive, merrnin pjesë, veteranë, pasardhës veteranësh, ushtarakë të lartë, ish-deputetë, kryetari i Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit”, këngëtarët e mirënjohura Irini Qirjako, Eneda Tarifa dhe Persa Miha. Në fillim të aktivitetit u ekzekutua himni Kombëtar nga Orkestra Simfonike e Qendrës së Kulturës së Ministrisë së Mbrojtjes. Nga moderatori i aktivitetit u bë një prezantim përmbledhës duke e vënë theksin tek roli që duhet të kenë idetë dhe cilësitë e veteranëve dhe pasardhësve tek brezi i ri. Në këtë 68-vjetor, Organizata e Veteranëve, gjithë veteranët e pasaardhësit shprehin mirënjohjen e tyre të thellë ndaj atyre burrave të nderuar, luftëtarëve të orëve të para, atyre ish- komandantëve legjendarë të formacioneve të mëdha partizane, të cilët organizuan e drejtuan organizatën e veteranëve për vite me radhë… Atdhedashuria është virtyti më i lartë i Veteranëve dhe Pasardhësve që ne na  jep forcë dhe të orienton me fisnikëri drejt suksesit.   Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar  të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”, shoku Veli Myftari midis të tjerave theksoi: “Sot përkujtojmë këtë ditë të shënuar, që më 20 korrik 1957 ka nisjen organizata legjendë, që përfaqëson, përçon dhe do të punojë vazhdimisht për mbrojtjen dhe transmetimin e vlerave historike të popullit shqiptar, pjesmarrjes së tij në epopenë e lavdishme të luftës antifashiste nac-çl. Me këtë rast ne përulemi para veprës së drejtuesve, që e krijuan këtë organizatë e punuan me përkushtim duke e sjellë deri në ditët tona. Konkretisht kujtojmë Kryetarët Beqir Balluku, Ndreçi Plasari, Shefqet Peçi, Piro Dodbiba, Adnan Qatipi, Rustem Peçi, Odhise Porodini, e deri tek Prof Dok Hulusi Hako si dhe drejtuesit e tjerë, kryetar, sekretar, etj, që kanë qenë në drejtim në qendër e gjithë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe nga viti i kaluar e deri në këtë ditë janë larguar nga jeta 369 antarë nga të cilët 75 Veteranë dhe 294 pasardhës, të cilët janë nderuar nga organizatat tona e komiteti kombëtar. Ata janë pasqyruar në gazetën tonë “Kushtrim Brezash”, gazeta të tjera dhe portale. E dimë të gjithë tashmë, që 20 korriku i vitit 1957, ka hyrë në historinë tonë, si ditë e shënuar dhe me ligjin nr.67 të vitit 2019 është shpallur “Dita e Veteranit të LANÇ”. Për këtë arsye ajo së bashku me datën e themelimit të organizatës përkujtohet e festohet me Veteranët janë brezi, që dha prova të padiskutueshme për atdhetarizmin e lartë, për vlerat morale e politike, që kreu me nder e përkushtim detyrën madhore të kohës, Çlirimin e Atdheut nga pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë. Janë brezi, që bëri sakrificat pa asnjë interes personal, më të lartat e të gjitha kohërave, luftën për çlirim duke e lidhur atë me aleancën e fuqishme

Antifashiste botërore me në krye Anglinë, Bashkimin Sovjetik të kohës e SHBA, e

njohur prej tyre pa asnjë hezitim, që në dhjetor të 1942. Është detyrimi dhe kënaqësia jonë legjitime t`i nderojmë dhe përkujtojmë ata, që morën atë vendim të rëndësishëm e lavdishëm. Kush nderon Veteranët e LANÇ, nderon historinë, nderon Kombin. Kjo nuk

është vetëm tek ne, por në të gjithë botën përparimtare. Lufta Antifashiste Nac-Çlirimtare ishte lufta e një populli i cili u tradhëtua rëndë nga ish mbreti i vetshpallur Ahmet Zogolli. Ndërsa atdhetarët e djemtë e popullit u ngritën, që në ditën e parë të pushtimit fashist më 7 prill të vitit 1939 në portet kryesore të vendit, Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin pa llogaritur asgjë, as jetën e tyre. Në këto luftime ranë për të mos u harruar kurrë dhe dëshmorët e parë të saj nga Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit), Hamit Dollani. Haxhi Tabaku, Isak Metalla (Metaliaj), Ismail Reçi, Hysen Kalçi, Ramazan Lezha, Ibrahim Osmani, Hamit Veshko, Mitro Dhimërtika, Tonç Toma, Zenel Blana, etj. Ishin atdhetarët, patriotët, që pa as më të voglën mëdyshje u organizuan, që në Çetën e parë në Shqipëri e Europë me komandant legjendarin, Heroin e Popullit Myslim Peza, nuk e pushuan për asnjë ditë këtë luftë, pamvarësisht masakrave të rënda të fashistëve e bashkëpuntorëve të tyre, mbi atë krahinë martire. Rrugën e saj e ndoqën edhe çetat e tjera nëpër Shqipëri, si Skrapar, Mallakastër, Martanesh, Çermenikë, Tropojë, Zogjaj Dibër, Dumre, Darsi e Hoxhaj Peqin, etj, 96 të tilla, të cilat dhanë sinjalet atdhetare se populli e gjithë vendi kërkon liri e drejtësi shoqërore. Në këtë ditë ne përgëzojmë të gjithë antarët e organizatës sonë, që kanë qenë aktiv gjatë gjithë vitit për detyrat tona e sidomos drejtuesit e tyre, në Tiranë

kryetaren KVP e n/kryetare e K K sh Vera Tarifa e sekretar Ilir Çurrin, shefen e

departamentit të marrëdhënjeve me jashtë Anila Gjokoreci, etj. Në Durrës shokët Besim Shahini, Tomorr Çaushi, Kristaq Prifti, Kukës, Lumturi Paci, Gjirokastër Shkëlqim Guçe e Zabit Ahmetaj, Elbasan Hasim Elezi dhe Gani Hida, Lushnjë Shqipe Gjoshi e Kastriot Saliaj, Fier Vasil Toska e Miti Nito, Vlorë Zeqir Ribaj, Bexhet Rrapoj,etj, Shkodër Zamir Llazani, Rexhep Isufaj, Marash Kola, etj, Gramsh Fiqirete Bici e Ardjan Mullaj, Sarandë Neriman Gjivogli, Mihal Mitro etj, Tropojë Zeqir Hasanpapa e Gëzim Prengsi, Librazhd Ruzhdie Hasula e Shefki Bahiti, Lushnjë Shqipe Gjoshi, Kastritot Saliasi, etj, Lezhë Marta Simoni, Dibër Alush Stojku e Besnik Lami, Korçë Veledin Memelli e Hekuran Pupa, Ersekë Behar Hasani, Pogradec Bedri Mokreri, Berat Vjollca Hoxha, etj, Kuçovë Shpëtim Nishani, Patos Harun Nazeraj, Dimal Mihal Bardhi,

Tepelenë Hasan Musta, Yzeir Lamaj, Krujë Mehmet Deliu, Skrapar Enver Naska, Ballsh Sokol Goxhaj, Kavajë, Sabri Vrapi, Rrogozhinë Sabri Minga, Peqin Agron Rrançi, Burrel Sefer Duka, Laç Ibrahim Sala, Mirditë Llesh Daci, Bulqizë Xhevat Jella, Pukë Gjon Deda, Sadik Xhafa Has etj. Në këto bashki e komitete përgëzojmë e nderojmë shumë veteranë, që janë shumë aktivë e kontribuojnë fort për këtë organizatë. Po kështu në këto evente kemi qenë së bashku me Organizatën e Dëshmorëve të LANÇ dhe dëshmorëve të tjerë të atdheut me në krye sh Gjergj

Velo e Kujtim Haxhiaj, shoqatat atdhetare kulturore Myslim Peza, me sh Daut Kryemadhi, Labëria me Agim Çiraku e Kastriot Muço, Tomorri me z. Engjëll Musai, Mallakastra me Idajet Beqiri, Çermenika, Shpiragu, Gora, Opari, Devolli, Tomorrri, Lunxhëria, etj, me të cilët jemi të pandarë në këtë ideal e detyrë. Bashkëpunimi ynë i mëtejshëm do të jetë i padiskutueshëm. Gjithashtu më lejoni të përgëzojmë drejtuesit e pushtetit qëndror e vendor, që kanë qenë të përkushtuar realisht dhe në krah të organizatës sonë edhe si antarë pasardhës të saj në të gjithë aktivitetet e organizuara, që nga ministri i Brendshëm z. Taulant Balla, Shefi Shtabit të përgjithshëm Gjeneral Brigade Arben Kingji, n/kryetari  bashkisë Andi Seferi, prefekti Afrim

Qendro, kryetari i këshillit të qarkut Aldrin Dalipi,etj, në Durrës kryetaren e bashkisë Emiriana Sako, prefektin Emiljano Jani, në Korçë kryetar Sotiraq Filaj, prefektin Nertil Jole, në Lezhë, kryetarin e bashkisë Pjerin Ndreu, Elbasan Gledian Llatja, Gramsh, Cerrik, Peqin, Fier,Ballsh, Kukës, Dibër, Patos, Roskovec, Lushnjë, Tepelenë, Tropojë, Malësi e Madhe, etj pa i përmendur të gjithë. Titulli i akorduar me meritë “Nderi i Kombit” është e do të jetë përherë

obligim për ta mbajtur sa më lart e transmetuar në breza. Kjo shumëfishohet edhe me antarësinë tonë në diasporë si: Toronto (Kanada), në SHBA, Njujork, Nevada, etj, Australi, në Selanik, etj. Me këtë rast përëshëndesim shokët tanë drejtues në këto vende si Dhimitër Xhoga, Mihal Jani,

  • Anila Rrezhda”. Fjala e tij u duatrokit nga të pranishmit. Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë së një kombi. Veteranët janë heronjtë e gjallë që flasin me gjuhën e idealizmit kombëtar.
  • -Mbi historikun e krijimit të Organizatës së Veteranëve e Pasardhësve të LANÇit, në vite foli zoti Hysen Tabaku i cili midis të tjerave theksoi: “Komisioni Inisiator për krijimin e kësaj Organizate u mblodh në Tiranë më 20 maj 1957 dhe vendosi thirrjen e Konferencës së Parë Kombëtare të Veteranëve të LANÇ. Në Komision bënin pjesë veteranët e vjetër, që mbanin mbi shpatullat e tyre lavdinë e Luftës për liri e pavarësi kombëtare dhe të drejta demokratike, veteranë e figura të shquara të LANÇ, si Myslim Peza, Spiro Moisiu, Shefqet Peçi, Medar Shtylla, Zylyftar Veleshnja, Pilo Peristeri, Mane Nishova,  Veli Dedi, Et’hem Barhami, dhe shumë patriotë të tjerë. Komisioni inisiator vendosi që në korrik të vitit 1957 të mblidhej Konferenca Kombëtare për krijimin e Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Konferenca u mbajt 20 – 22 korrik 1957 në Tiranë në ish – Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë në rrugën e Kavajës, më vonë ish – Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në Konferencë morën pjesë 250 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e vendit. Në të ndodheshin edhe udhëheqësit e Partisë dhe të Shtetit, Beqir Balluku, Rita Marko e Pilo Peristeri, Nënpresidentet e Presidiumit të  Kuvendit Popullor, Myslim Peza e Aleksandër Xhuvani, anëtarë të Komitetit Qendror te Partisë, të Presidiumit të Kuvendit Popullor e të tjerë. Konferencën e deklaroi të hapur Shefqet Peçi, në emër të Komisionit Inisiator dhe të të  gjithë delegatëve. Konferenca zgjodhi Komitetin e Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar prej 65 vetësh, Komisionin Qendror të Kontrollit e të Revizionit prej 5 vetash. Komiteti zgjodhi Presidiumin prej 17 vetësh. President u zgjodh Gjeneral – Kolonel Beqir Balluku. Konferenca në fund zgjodhi Komitetin Kombëtar dhe Presidiumin me 9 persona. Organizata e Veteranëve të LANÇ, e krijuar më 20 Korrik 1957, mbi bazën e një programi e statuti të posaçëm, u shpall Organizatë e pavarur politiko-shoqërore, jopartiake, joqeveritare dhe jofitimprurëse. Është organizata më e madhe në vendin tonë, me aktivitet propogandimin dhe ruajtjen e vlerave   të LANÇ. Organizata e Veteranëve zbaton të gjitha objektivat e programuara dhe kërkesat e statutit, me unitet të plotë, me arritje të vazhdushme nga konferenca e parë e deri në konferencën e fundit.Nga konferenca e I-rë deri në të 13-tën Organizata e Veteranëve është udhëhequr e drejtuar nga figura të spikatura atdhetare, por dhe me kontribut të shquar të dhënë gjatë luftës LANÇ, si Beqir Balluku, Ndreçi Plasari, Shefqet Peçi, Piro Dodbiba, Adnan Qatipi, Rustem Peçi, Odhise Porodini dhe, tani, nga Prof. Hulusi Hako”.  Pas diskutimit të shokut Hysen Tabaku, Orkestra Simfonike e Qendrës së Kulturës së Ministrisë së Mbrojtjes orkestroi disa  marrshe partizane si këngët e famshme “Rini, rini”, “Malet me blerim mbuluar”, “Dalëngadalë po vjen behari”, “Ato maja rripa-rripa”, “Që nga gjokset djaloshare” etj, që na gjëmojnë ende në vesh si thirrje për atdhedashuri.  Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë së një kombi. Veteranët janë heronjtë e gjallë që flasin me gjuhën e idealizmit kombëtar. Me këtë ide ishte fjala e Kryetarit të Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” z. Agim Çiraku, i cili midis të tjerave theksoi: “Ndihem shumë i vlerësuar dhe i respektuar që sot në këtë ditë të shenjtë të përshëndes në emër të Shoqatës Labëria “Nderi i Kombit” si kryetar i saj dhe njëherazi dhe si pasardhës veterani, gëzuar 68-vjetorin e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ. Nëse kalojmë në kohë kujtojmë se më 20 korrik 1957, u krijua Organizata e lavdishme e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Kjo ditë e shënuar, tashmë, me vendim të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar, u shpall “Dita Kombëtare e Veteranëve të LANÇ”.
  • Organizata e Veteranëve, vijon të mbrojë me vendosmëri idealet dhe vlerat e epopesë së lavdishme të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i transmeton ato në breza. Nëse sot jemi krenarë që Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore u vendos në anën e antifashistëve, fitimtarëve, dhe frontit të madh të lirisë, kjo është meritë e partizanëve shqiptarë, atyre kalorësve të çlirimit dhe të lirisë. Nderimi i këtyre sakrificave është në dinjitetin e çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, i dëshmorëve dhe heronjve të kësaj Lufte, nderimi i çdo beteje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, më 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari”.
  • Pas tij zonja Anila Gjokoreci, lexoi një përshëndetje të Organizatës së Veteranëve të Malit të Zi drejtuar Organizatës së veteranëve të Shqipërisë me rastin e Ditës së Veteranit. Në vijim u ndanë disa Certifikata Mirënjohjeje të gjithë atyre që kanë ndihmuar në vitë këtë Organizatë dhe që kanë sjellë frymë bashkëpunimi si Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjeneral lejtnant Arben Kingji, z. Idajet Beqiri, zonja, Entela Zegali- dhe 5 veteranëve me moshë shekullore (Qemal Bego, Llukan Thano, Qemal Isufaj, Zeqir Ribaj dhe Mustafa Bakiasi) si dhe tre këngëtareve Irini Qirjako, Endeda Tarifa dhe Persa Miha. Shumë prekëse ishin dhe fjalët e Irini Qirjakos e cila theksoi se me këtë Certifikatë duket sikur ka plotësuar një amanet të vjehrrës së saj ish-partizane e cila ka marrë pjesë në çlirimin e Konispolit. Ndërsa këngëtarja e mirënjohur Eneda Tarifa u emocionua së tepërmi pasi Certifikatën ja dorëzoi nëna e saj, Kryetare e Organziatës së Veteraëve dhe Pasardhësve të LANÇ, për Tiranën Vera Tarifa. Çastet më të bukura ishin koncerti i bukur që dhuruan këngëtaret me këtë rast, koncert që bëri të gjithë të pranishmit të ngriheshin në këmbë dhe të këndonin me këngëtaret pasi ishin këngë patriotike, këngë për heronjtë që pjesëmarrësit i duatrokitën me lot në sy. Pra kështu u mbyll ky aktivitet i bukur me këngë pasi ato këngë ishin tërësisht me përmbajtje atdhetare. “Pa dëshmorët dhe veteranët historia e një kombi venitet, pa ata historia e një kombi është destinuar të vdes”, kjo ishte motoja e këtij aktiviteti kaq të bukur.

Kontrolloni gjithashtu

Eliona Thomaraj: Në Shqipërinë plot halle, komedia është si ushqimi i shëndetshëm, nuk është kurrë i tepërt

Eliona Thomaraj: Në Shqipërinë plot halle, komedia është si ushqimi i shëndetshëm, nuk është kurrë i tepërt

Flet regjisorja dhe aktorja, Eliona Thomaraj: Në Shqipërinë plot halle, komedia është si ushqimi i …