Albert Z. ZHOLI: Flet specialisti  i muzikës popullore në Radio Rirana, Ali Hazbia Salihi

Flet specialsiti  i muzikës popullore në Radio Rirana, Ali Hazbia Salihi: Muzika popullore nga të gjitha rrethet e vendit po zinte vendin e saj dhe transmetohej rregullisht


-Gjon Simoni ishte ai që më ndihmoi në punën time në Radio Tirana

-Drejtoresha Nefo Myftiu më befasoi me sjellejn e  saj

– Si filluam të regjistronim Natën e Tretë të festivaleve dhe ta tarnsmetonim tek populli që e priste plot emocion

– Prof. R. Sokoli e vlersonte muzikën popullore thesar të artë të kulturës tonë kombëtëre

Albert Z. ZHOLI
Me origjinë nga Lezha një vend me tradita për folklorin e pasur popullor. Ka disa vjet në pension por ai ende gjurmon dhe shkruan për këngën popullore. Dikur, si çdo i ri kishte dëshira për studime të larta.  Me ndihmën e tre zyrtarëve të rij që mbulonin të drejtat e studimeve, i afruan ndihmën e pa çmuar, duke i dhënëtë drejtën  (që ti jepet e drejta)
e
 studimeve në Institutin e lartë të Arteve në degën e muzikës. Që këtu filloi këthesa e jetës. Kishte ëndrra dhe synime që më vonë do ti bëheshin realitet.

Si konkurove atë kohë në Institut të Arteve? A kishte kërkesë për pranim  (llogarie?)

 Konkurova siç ishin rregullat dhe arrita të bëhem student në degën e muzikës, për teoritik. Pa dyshim që u shtrova studimeve me vullnet të shtuar dhe tëveçant. Ne që vinim nga rrethet ishim më të distancuar nga ato që vinin me shkolle muzike që në klasën e parë.  Ishte problemë, sepse me pa tjetër duhet të afroheshim tek studetat që ishin më të avancuar. Studionim në mënyrë sistematike dhe rezultat filluan të shfaqeshin

Mbas vitit të parë dhe dytë sikur u çliruam nga ato orët e zgjatura, deri vonë.  Megjithate nuk neglizhonim në mësime, seminare detyra etj, por përgaditeshim sistemakisht.

-Dy fjalë për profesorët tuaj, thuhet se ishin  të ditur, korektë të respektueshëm?

Profesorët ishin individualitete të spikatura dhe ishin të njohur. Me punë dhe përvojat e fituara në shkollat e tyre, arritën të vendosin themelet e muzikës tonë kombëtare. Për fatin e mirë ato ishin profesorët tonë që na paisën me dije, me kultrën e kohës. Në vitin e tretë, mbasi kisha kaluar ankëthët dhe emocionet e fillimeve të studimeve, isha më i stabilizuar, dhe bëja pjesë tek studentët e rregullt.  Në mënyrë të pa  pritur më sinjalizojnë  se në Radio Tirana , në Rredaksinë e Krijimatrisë dhe Inçizimeve Muzikore qarkullonte emri im. Ishte befasi, sepse me atë institucion nuk më lidhte asgjë. Bile sa herë që kaloja e shikoja si të veçantë, sepse përmës saj bëhëj propaganda dhe politika e Partisë. Ato që punonin aty, i mendoja me fantazinë time si njërzit më të veçant dhe të përzegjdhur me kërkesa dhe më gjerë. Fakti është se disa shokë ishin instrumentista dhe punonin mbas orarit të programeve mësimore me orkestrën e RTSH. Për orët e punës, përfitonin shpërblim me honorare. Mbas disa ditësh një nga këto shokë, më thotë se kërkon të takohet drejtoresha e Radios me ju, duke përcaktuar orën dhe datën. Ishte e pa besueshme, por realitet. U paraqita dhe në shoqërinë e përgjegjësit të redaksisë Gjon Simoni shkuam tek zyra e saj. Drejtoreshë ishte Nefo Myftiu gruaja e Manush Myftiut. Isha plotë emocione.

-Si të priti drejtoresha dhe si reaguat ju?

Me sjelljen e saj fisnike, më bëri pyetje që lidheshin me mësimet. Më pas më tha se ku mendon të punosh kur të mbarosh studimet. Me thjeshtësi u përgjigja se do të rikthehëm në rrethin e Lezhës, sepse ato më dhënë të drejtën e studimit. Ne mëndojmë të marrin të punosh këtu. Ngrita supet dhe nuk fola. Përseri më pyeti, por për familjen. I tregova se kam prindërit në ngarkim dhe nuk mundët t’i lëvetëm. U ngritë në këmbë dhe më tha se ne duam pikrisht këto djem që nuk i braktisin prindërit. Po shikojm se disa prindër, kanë filluar të mbetën të vetmuar. Nuk fola dhe emocionet që shtoheshin. Nuk u zgjatë shumë. Më tha: po të jetë e nevojshme edhe prindërit do ti pasaportizojmë këtu. Më pas u ndamë duke më thënë se do të shikojm punët tona. Janë shumë komunikime dhe dekumenta që do tëndiqën. Me një rast tjerër do të bashkëbisedojm përsëri. U ndamë dhe mbeta si i shokuar nga ky takim. Në bisedë ishte dhe përgjegjëi i radaksisë Gj Simoni, i cili me sa kuptoja ishte mbeshtetës. Kaluan mbi gjashtë muaj dhe përsëri më ftonë në zyrë. Në prezencë të Gj Simonit më thotë do të fillosh punë tek ne, por do tëpunosh si stazhjer. Do të paguhesh si redaktor pa dipllomë. Mbasi të krijohet bindja e shokëve të redaksisë, do të marrim vendimet e duhura. Unë miratoja çdo gjë që thoshte. Në vazhdim më tha se kemi nevojë të ngutëshme të pasurohet fonoteke e Radio Tiranës me muzikë popullore nga të gjitha krahinat e vendit. E kemi krejtësisht të varfër, me riprodhimet e pllakave të gramofonit etj. Duam përkushtim dhe vullnet për të punuar pa u lodhur. Kemi krijuar një vendë te ri pune vetëm për muzikën popullore. Do tëemërohesh me detyrën e Radaktorit Përgjegjës të muzikës popullore shqipëtare. Do të këshë mbeshtetjën dhe të drejtuesve të redaksisë. Urojm që të dalësh në krye të punës.
E falnderova dhe u ndamë. Në shoqërinë e GJ. Simonit shkuam tek redaksia. U njohëm me pjestarët e redaksisëdhe fillova nga puna.

-Cila ishte detyra konkrete, mjedisi shoqëror dhe cilat ishin synimet?

Detyra ishte e përmasave të mëdha. Më e madhe ishte përgjegjësia, vlerësimi dhe besimi që më dhanë. Detyrat e punës konkrete i shjegoj përgjegjsi i Radaksisë.  Mjedisi ishte shoqëror, por puna ishte me proçese të pa njohura, krahasuar me ato që kisha mësuar nuk përputhej asgjë. Çdo gjë këtu do të fillohëj nga fillimi. Pa dyshim orët dhe ditët e para ishin të mjegullta. Të jesh specailist muzike për inçizimet muzikore kërkohej një investim tjetër, që duhëj përvetësuar. Në studiot e muzikore vazhdonte puna dhe unë qëndroja pranë kolegëve duke shikuar se si vepronin dhe manipullonin mbi pultin e regjistrimeve. Çdo gjë duhej mësuar dhe përvetësuar mbi bazën e shijeve, tënuhatjës dhe formomit muzikor. Ky ishte fillimi i punës në Redaksin e Krijimatrisë dhe Inçizimve Muzikore, që zgjati për 31 vite pa ndërprjerje.
_Si ju pritën drejtuesit dhe teknikë? Cila ishte ndihma e tyre konkrete?

Me ndihmën e drejtuesve dhe teknikëve me të cilët kam punuar pa u shkëputur, hyra në linjën e punëve të mëdha dhe të gjata me muzikën popullore të vendit. Ndër punët më të domosdoshme fillestare, ishte njohja dhe krijimi i urave të bashkëpunimet me artistët më në zë të kohës dhe më gjerë. Dëshirat e tyre dhe kërkesat tona, kovergonin në një këndëveshtrim. Përmes mikrofoni të radios përhapeshin vlerat e krijimtarisë, ekzekutimit dhe të intepretimit të vlerav të trashëguara tëzonave dhe krahinave të tyre. Njëherazi ne plotësonim arkivin muzikor, sepse inçizimet muzikore ishin jetëgjatë. Sipas hartimit të programeve të përgaditura nga specialistët, ato transmetoheshin herë pas here.

Me kalimin e ditëve, artistët popullor të të gjitha trevave etnomuzikore të vendit, po  afroheshin dhe kontribuonin në pasurimin e fonotekës me këngë dhe muzikën e tyre popullore. Kishte ndjesi pozitive nga komunikimet që krijonim, duke krijuar mjedise bashkëpunimi të ngrohta etj. Ky ishte kusht i domosdoshëm, që nga fillimi dhe në vazhdim.

Ditë mbas dite punët ishin në rritje dhe arrinim tek realizimi i produktit që pretëndonim. Transmetimi i muzikës sëre,  ngjallte kërshëri tek artistët dhe grupet e tjera popullore. Kishte përpjekje të zgjimit nga përgjumja në vite e artistëve, krijuesve, rapsodëve, intepretuesve që të içizonin repertorin e tyre muzikor. Në këtë mënyrë bëheshin përfaqësues të muzikës tradicionale të rrethit dhe të krahinës perkatëse. Kjo situsatë kishte zgjuar tek shumë krijues dhe intepretues popullor, deshirën për të komunikuar dhe për të arritur të rregjistronin pragramet me këngët e tyre muzikor. Muzika popullore është e gjerë e thellë, e pasur në vlera dhe me larmishmeri të pa fundme. Puna kishte ngarkesat e saj dhe shtoheshin nga kërkesat e njëpasnjëshme.Sudiot ishin të vetmët që realizonin inçizimet muzikore të vendit. Punonim me orare të zgjatura për të mos na zënë puna punën.

Mikrofoni thonin: sa i vogël qëështë, por është një përbindësh që nuk ngopët kurrë. Punonim dhe nuk zmbapseshim. Aq më shumë nuk duhet të njihnim deshtimin. Në mënyra të veçant për mua. Bësimin që më afruanmë shtuan forcën dhe vullnetin për punë.

-Si ishte teknika por punën e teknikëve si do ta cilësoje?

Kolegët teknik, me të cilat punoja ishin mbështetës të ngarkesë që ishte krijuar. Aparaturat e teknikës, më të cilët realizonim inçizimet muzikore ishin si të veçanta, por të vjetuara. Studiot e rregjistrimeve ishin të vetmët që kishim mjedisin dhe kushtet e përshtatëshme për të bërë punë të mirë dhe cillësore. Kjo e shtonte edhe më shumë ngarkesat, sepse nukkishte të tjera. Lidhjet me specialistet e muzikës në rrethe, ishin më të forcuara, me të cilët kombinonim në përzgjedhjët e asaj muzike tradicionale përfaqësuese që duhet të inçizonim. Kjo formë ishte me e gjetur, (zgjedhura) sepse përgaditja kalonte përmës tyre, e cila prodhonte rezultatet që plotësonin kerkesat e dyanëshme. Më pas u shtuan detyrat, sepse erdhi një makinë e porositur, në të cilën u instaluan aparaturat e inçizimeve.  Me tekniket Badri Mara, Gani Lika dhe shoferin Ksenofon Kosta realizonim të gjitha aktivitet muzkore që zhvilloheshin në rrethe. Realizonim edhe takimet dhe aktivitet e ndryshme kombëtare dhe rajonale, që përmbanin zhvillimet muzikore të vendit. Me këtë ekip kemi vazhduar të bashkëpunojm për tre dekada dei sa dolëm në pension.  Rregjistronim festivalet për fatosa dhe pionier, festivalet e muzikës së lehtë, aktivitetet popullore që zhvilloheshin në bazë të zonave etj.  Ngarkesat e punës ishin edhe më të shtuara. Janë bërë me qindra rregjistrime të ndryshme, për të treguar atmosferën e ngjarjeve muzikore të rretheve. Regjistronim natën e tretë të festivaleve dhe të nesërmën bënim inçizime të pastra për të pasuruar arkivin muzikore. Kjo na shoqëronte në të gjitha rrethet e vendit. Mos të ndalemi për mijre e mijra metër shirit të konsumuar me inçizime muzikore. Mbas disa vitesh arkivi dhe fondi muzikor i fonotekës së Radio Tiranë po mërrte formë dhe plotësohej në mënyra sistematike. Muzika popullore nga të gjitha rrethet e vendit po zinte vendin e saj dhe transmetohej rregullisht me programe të përgaditura me profesinalizëm. Ajo që më bënte përshtypje, ishte vlerësimi që bënin specialistët dhe muzikantët me përvoja muzikore.

-Cilat vlerësimet do të veçoni, nga ato që i janë bërë sektorit tuaj?

Në mënyrë të veçant mendimet vlersuese të profesorve tonë ishin më të dallueshme. Prof. R. Sokoli e vlersonte thesar i artë i kulturës tonë kombëtëre. Më ngjante se nuk kemi bërë punë tëveçant dhe kaq të vlerësuar. Nuk ka qënë asnjëherë kaq i plotësuar dhe sistemuar siç ka arritë tani në vitet e fundit, më thoshte prof. R. Sokoli. Janë vlera të rralla që dëshmojnë për pasurinë e madhe qëështë trashëguar nga parardhësit tonë në vite. Kjo punë ngjanë si një godinë e re e cila është ndërtuar me themele të forta, dhe ka lëshuar rënjënë tokën tonë amtare. Kjo do ti rezistoi kohrave dhe çdo rebeshi që do të bjerë mbi çatinë e saj. Tani është detyrë e drejtuesve të institucionit që ta maxhojnë me kujdes dhe tregojnë vlerësimet që mëriton kultura jonë kombëtare. Kështu kanë bërë edhe vendet e tjera për trashëgeminë e tyre kombëtare. Muzika populloree trashëguar dhe vlerat e saj, i kanë dhënëkombit tonë identitetin kombëtar. Me këtë muzikë jemi përfaqësuar me dinjitet përpara komisioneve dhe jurive profesionale kudo në europë dhe në botë. Studiuesit dhe etnomuzikologët e ndryshëm kudo që ndodhën, i kanë vlerësuartëveçanta,vlerat e muzikës tonë popullore të trashëguara autoktone.  Ato mbartin veti dhe karakteristika dalluese, krahasuar me ato të vendeve të tjera afër dhe largë nesh.

 Këto vlerësime duhet të depërtojn edhe tek drejtuesit tonë shtetërorë, të cilët duhet të kënë vemendje të shtuar ndaj vlerave të trashëguara popullore. Me këtë muzikë jemi përfaqësuar dhe përseri do të konkurojmë në të gjitha aktivitetet më të rëndësishte kombëtare dhe ndërkombëtare. Ansambli ynë popullor fitoi gjerdanin e artë në Dizhion të Francës. Kjo falë përgaditjës, por më e rëndësishmja, ishte përfaqësimi i vlerave muzikore autoktone kombëtare. Këto element muzikor të folklorik popullor, tërhoqën vemendjën e specialistëne të fushës. Mbi bazën e përgaditjës dhe referuar vlerave të veçanta muzikore të pa njohura, që përfaqësonin kulturën tonë kombëtare, arritën të vlerësohën dhe të marrin gjërdanin e artë. Vetëm me vlerat tona muzikore autentike mundët të përballemi në çdo podium, duke u bërë përfaqësues me individualiet të vlerave të kulturës tone të trashëguar kombëtare.

Po sot si është aktualiteti muzikor shqiptar?

  Që para disa viteve janë shfaqur shenjat e para të deformimit dhe të shpërdorimit të vlerave të trasheguara të muzikës tonë popullore. Në këtë kuadër Redaksia e krijimtarsi organizoi Festivalin e “Intepretimit të këngës popullore Shqiptare”. Pikësynimi ishte për të shpalosur vlerat identitare të trashëgemisë popullore përmes intpretimit korrekt tëvlerave. Njëherazi edhe për të ngritur vlerat muzikore të këngëve popullore në shoqërimin e orkestrës së madhe të RTVSH. Kjo pasuronte edh fondin e Radio Tiranës. Mendoj se ishte tregues pozitiv që ndikoi tek këngëtarët në përgjithsi, për të qënë korrekt në intepretimin e vlerave të trashëguara. Arriti të këtë efekt pozitiv tek shumë interpretues të rij, të cilët kishin filluar karjerën muzikore me aspirat të reja. Për fatin jo të mire, nuk kishte vijimësi për probleme të ndryshme të drejtimit dhe me argumentin e mungesës sëfondeve.

-Disa muzikant me tendenca për të afruar gjoja vlera të reja në këtë zhanër muzikor, kanë rënë në huazime dhe manipulime të vlerave, me imitime të ndryshme. Pikësynimi i tyre është i lexueshëm, sepse përmës vlerave të muzikës popullore është i zbuluar hapur bisnesi dhe tregu muzikor.
Kjo dukuri është shfaqur tek krijuesit dhe intepretuesit në mbarë vendin. Vlerat e ardhura me huazime, nuk janë në shërbim të muzikës tonë popullore. Ato prishin imazhin e bukur të saj, duke e maisur dhe shvlerësuar vlerat e trashëguara autentike.  Me prurjet e reja konstatohen shpërdorim dhe keqpërdorim i tyre, dhe tek dëgjuesit krijojn shije ndryshe. Masa e gjërë popullore, ka kultivuar në vetëdijën vet vlerat muzikore të trashëguara. Nuk pranon asnjë shfaqje të tjetërsuar dhe bije ndesh me formimet e saj. Përsa kohë është formuar dhe rënjosur në memorjën e tyre, nuk çvendoset për ti lëshuar vendin prurjeve të reja të tjetërsuara. Tek dëgjuesit tonë janë shfaqur edhe keqkuptime për vlerat dhe përceptimin e tyre. Ketu mundet të krijohën mosmarrveshje, të cilat duhet të evitohën, sepse në vijimsi të drejtojn tek konfliktët. Perse në këto kohë ta ngarkuar të ndeshemi me këto dukuri të pa nevojshme. Drejtuesit e kulturës së institucioneve të larta dhe ato të rretheve, nevojitet të afrohen me ndjeshmeri pranë këtyre shfaqjeve.  Zhvëndosja e vemendjës, dhe mos reagimi ndaj tyre, ka ndikim drejtëpërdrejtë përshkallëzuese, tek nivelet e tjera më të ulëta drejtuese dhe tek specialistët e muzikës në rrethe. Të përfshirë nga situata e krijuar, kanë përzgjedhur heshtjën. Të njëhësuar në një linjë, i sherbëjnë në sensin e kundërt vlerave të trashëguara kombëtare.
Në këtë mënyrë krijohën hapsirat për të qarkulluar me lirësi, manipulimi dhe tjetërsimi i vlerave, tek muzika jonë. Kjo bije në sy dhe është e papranueshme, që shoqërohet me domethënje.

-Kjo situatë a mund të parandalohet që të mos përkeqësohet apo të reagohet në interest ë shërbimit kombëtar?

Në çdo moment, janë mundësit dhe format e reagimit, zbulimit dhe parandalimit të dukurive të tilla negative. Vlerat e kulturës dhe të trashëgëmisë tonë popullore, janë pronë e masave të gjëra të popullit. Ato i krijuan, i kënduan bazuar në aftësit dhe talentin e tyre popullor. Më pas i kultivuan në vëtëdijën e tyre. I shërbënin në jetën së përditëshme, si dhe në festa, dasma, gëzime etj. Me kalimin e viteve u shndërua në kulturë dhe mori ngjyra dhe karaktër kombëtar.  Janë pronë e trashëguar dhe askush nuk ka të drejtë të shpërdoroi dhe të nëpërkëmbin vlerat e tyre muzikore autoktone. Ndërkohë ka zgjime me reagime të shtuara nga muzikëdashësit e shumtë, nga rrethet muzikore, nga muzikantët, intepretuesit të ndryshëm me formime e kulturëkombëtare. Në këto rrethana është me vënd që drejtuesit e kulturës të ngarkuar dhe të paguar për detyrën e tyre, të reagojn me shpejtësi. Nuk kanë të drejtë disa individ (pseudomuzikant) të krijojnë dhe të intepretojnë duke spekulluar dhe trukuar mbi vlerat e bukura të këngëve tona popullore. Në vlërësimet e intelektiuleve tonë të shquar, ato që përfitojnë dhe nëpërkëmbëmin mbi vlerat tona, për interresa fitimprurëse, radhitën dhe vlerësohën me nocione antikombëtare. Sipërmarrje të tilla, nuk pse të jenë jashtë vemendjës së specialistëve drejtues të kulturës tonë. Shmangia nga këto dukuri negative, që kanë marr përmasa të zgjeruara, që do të thotë të mposhtësh para manipulimeve që bëhën.  Hapsirat e krijuara nuk do të thotë se disa muzikant kanë të drejta plus, të shpërdorojn dhe trukojn me vlerat kulturës tonësë trashëguar. Ajo mbetët pronë e masës së gjërë popullore që i ka krijuar dhe kultivuar në vite.  Nuk ekziston trashgimni kulturore muzikore private, të cilën disa mundet ta tjetërsojn sipas dëshirave dhe interresave të bisnesit të tyre. Ka vende për të reflektuar dhe të bëhet rezistencë ndaj autorve me të tilla pikësynime. Argumentimet janë të thjeshta. Bëhën krahasimet e realizimeve konkrete, duke i vendosur në peshorën e vlerave për cillësit dhe vlerat e krijimtarisë dhe të intepretimit. Në rrethana të tilla, autorët përballën me arritjet aktuale, dhe krijojn bindjet për mënyrën dhe format e prurjeve të reja.  Kjo është detyrë me prioritet, e drejtuesve, për të ruajtur dhe mbrojtur vlerat e trashëgemis tonë popullore.

-Por kjo situatë është dhe tek disa knëgëtarë?
Kohët e fundit janë shfaqur dukuri tek disa këngëtarve që duan të shprehin aftësitë e tyre individuale. Ato që janë në pikat kulmore të karjerës dhe të tjerve që janë jashtë tregut muzikor të kohës. Përmes bisedave të ekranët e televizioneve, ku gjejnë streh disa interpretues, përpiqën të tregojnë se çdo gjë e kanë arritur vet. Nuk duan të jenë mirënjohës Radio Tiranës që u krijoi kushtet që të marrin fluturimin dhe të bëhën të njohur brënda dhe jashtë kufijve tonë. Disa shprehën për të treguar egozimin e karjerës së tyre nëzbehje, se  nuk kemi bërë kërkesa për tëmarrë pjesë ne festival apo aktivitete të tjera që organizonte RTSH. Ishte vet institucioni që bënte kërkesa për të na marr dhe më gjerë. Janëshpalosje e fantazis së tyre për të rritë reputacionin në renje. Nuk i është bërë asnjë kerkes asnjë këngëtari sa do i privilegjuar të ishte. Asnjeherë në 31 vite punë në këtë redaksi nuk është berë kërkesa për asnjëkengëtar. Kombinoheshin kerkësat e kompozitorit me këngëtarin, dhe bashkëpunonin për realizimin e këngës. Asgjë më shumë. Të tjerat janë krijime të imagjinatës për të treguar se ishim të veçant. E themë me siguri, sepse pikrisht këto që shprehën si më të sukseshmit, gjenin forma dhe mënyra të ndryshme, për të arritë tëjenëpjesë në festivale dhe më shumë. Nuk duhet të ndalëm sepse ka shumë për të nenvizuar dhe do të shprehëm në të ardhmën.  Ka edhe të tjerë që përmes ekranit të TV të ndryshme bejne reklama për karjerën e tyre. Bashkëbisedime të kësaj natyre shtjellojn edhe nota humori çka tregon pafatësin e moderatove etj. Me nënyrat dhe format e gjurmuara, kryesisht pëmës ekraneve të televizionëeve tona, kanë tendënca për të mbuluar dhe fshehur prurjet e huazuara me përmbajtje të antivlerave. Ato shfaqen përmes  elementve muzikor të zbukurime me vibrato, glissando, dhe izma të tjera, të cilat pomarrin përhapje të parmasa edhe më të mëdha. Kryesisht ato që mbartin izma dhe frymë të huazuar,  janë të prirur drejtë izmave orjentale, të cilat janë më tëevidentuara dhe tëndjeshme tek intepretimet e tyre. Kjo vjen edhe si rezultat i mungesës së konkurënces. Jo çdo herë më i afti është në vendin e merituar.Vitet sjellin talente të reja, që janë lule të freskëta, të mirëpritura  në të gjithë skenat më të kërkuara të vendit. Mosha bënë të sajen dhe nuk ndalet. Ëshë mirë të vetndërgjegjsohen që tëkrijion hapsira brezit që ri që aspiron me të drejtë në artin e intepretimit.

Aparaturat e studiove të inçizimeve ishin të amartizuara. Në aktualitetin e sotëm, ato janë jashtë funksionit. Nuk realizohet asnjë inçizim të zhanërve muzikore kombëtare. Jo vetëm kaq. Nuk është vlerësuar me vizione për të ardhmë e tyre. Gjëndja e katandisur fletë qartë për gjithçka. Për vazhdimin dhe të ardhmën nuk kam njohuri se si duhet manxhuar për të dalë nga aktualiteti.  Më pas për të ngritur strategji te reja për të ardhmën. Është detyrë e drejtuesve dhe më gjerë, për të arritur tek parametrat e më përshëm dhe për ti sjellë ne kontekstin e kohës.

Arkivi muzikor i Radio Tiranës
është plotësuar me të gjithë muzikën e rretheve dhe të krahinave të vendit tonë. Janë përjetësuar figurat më të veçanta të artit popullor të vendit. Përmes aftësisë dhe talentit të tyre janë regjistruar dhe kanë mbetur të pa vdekshëm. Individualitet të tilla janë shumë. Duke filluar që nga malet e Dragobisë dhe duke përshkuar të gjithë vendin dhe duke arritur tek grupet me këngë dhe valle popullore Çame në Konispol.Ishin vite pune intensive që kërkonin vullnet dhe përkushtim. Tëgjitha shpalosën dhe përmbajn vlera të gjetura dhe të veçanta me karakteristikat e tyre dalluese.Muzika ka të veçantën e saj, krahasuar me vlerat e fjalës së krijuar. Ajo i lartëson në pediestalet më të larta, që vetëm ky art i veçant e bënë ate të përjetësohën në shekuj. Në asnjë formë dhe mënyrë tjetër poezia e shkuar nuk merrëvlera, më shumë se sa kur ajo arrinë të muzikohët. Merr vlera të shtuara dhe jetëgjatësi shekullore. Dëgjueshmeria e tyre është disa herë më e shumëfishuar, nga adhuruesit e muzikëdashësit e shumtë. Ndaj thuhet se muzika është arti i maxhishëm i tingujve. Është arti më i veçant, sepse ka karakteristiket e saj, që dallohet me artet e tjera. Një nga ato është se  dëgjohet dhe shijohet vetëm në kohë. Përceptohet vetëm përmës shqisave të dëgjimit, të cilat përpunohet në mënyra reflektive në vetdijën e dëgjuesve. Është ushimi shpirtëror i të gjithë adhuruesve të apasionuar që përmes vlerave të saj plotësohen me emocione dhe enargji pozitive. Edhe muzika popullore e cila ka simpatizantët e vet. Ato janë të shumt në numër, krahasuar me zhanrët e tjera muzikore. Ndaj duhet të jemi morënjohës të parve tonë që edukuan dhe formuan shijet, për të dëgjuar vlerat popullore të trasheguara autoktone.

Mbas 20 vitesh që jam shkëputur na puna, muzika popullore nga e gjithë vendi, vazhdonë të transmetohet për çd o ditë ne mikrofonin e Radios dhe të ekranit te televizionit shtetëror. Prej 31 vitesh është punuar pa ndërprerje për të plotësuar mungesat dhe boshllekun që gjendëj në fonotekën e Radio Tiranës.

Artistë popullor, i dhuruan talentin dhe aftësitë e tyre, duke pasuruar fondin muzikor të Radio Tiranës. Për tu nenvizuar është se asnjeri nuk u shpërblyes dhe nuk mori asgjë morale nga institucioni. Sot edhe sikur të krijohën fonde dhe buxhete të veçanta për të arritur ate që është bërë në vite, asnjëherë nuk do të arrihet. E gjithë ajo pasuri e realizuar, gjëndët në etazherët e fonotekës drejtë atrofizimit të vlerave. Ngjajnë sikur dremitën dhe asnjeri nuk ka përkujdesjen e shtuar që meriton. Krahasuar me vendet e tjera afër dhe largë nesh, gjëndja  aktuale është shqetësuese. Drejtori përgjithëshëm atual ka treguar vlersimin e tij duke vendosur ajrin e kondicionuar që deri tani ishte i munguar. Për vazhdimin ështënë vartësi të buxhetit dhe të shumë problemeve të tjera tëdrejtueve tëlartë shtetëror.

Gjithësesi për çdo mëngjes përmes valëve të mikrofonit përhapën për dëgjuesit e rregullt, nostalgjikët e tyre, vlerat e muzikës, me inçizimet e vjetra të arkivit dhe të fondit të artë të muzikës tonë.  Programi është i mirëpërgaditur me kërkesa të harmonizuara me ilustrime të alternuara me shije. Çka tregonë se që në këto orë, dëgjuesve e rregullt të kësaj muzike, marrin emocione të mengjezit, duke plotësuar shijet dhe dëshirat e tyre, për vazhdimin e ditës. Kjo hapë dritare edhe për të apasionuarit e rij të këtij zhanëri. Nga ky kanal, edhe drejtuesit e ekranit i televizionit duhet të nxitën për tu afruar ndjesinë e bukur të muzikës popullore, muzikëdashësve tonë.  Përmes kësaj pasurije me vlera, kanë çfar të marrin, sepse ajo gjithnjë ka dhuruar vlera rigjeneruese me emocione, ndjekësve në katër anët e vendit.Nga ky fondë që gjëndët në Fonotekë, janë bërë me dhjetra kolona zanore, për dokumentarët e shumtë të realizuar në TVSH dhe Kino Studio etj. Edhe nga institucione të tjera, që merrën me produksionin e filmave dokumuntar me tematika të ndryshme, janë referuar këtij fondi muzikor. Me shëmbuj të ndryshëm janë referuar dhe ilustruar, studime të karaktereve të ndryshme, për përgaditje dipllomash brënda dhe jashtë, nga studiues dhe student të degës së muzikës etj. Janë bërë kolona zanore edhe për filma artistik me metrazhë të gjatë, nga muzika që gjëndët tek ky fondë i fonotekës në radio. Ka edhe tregues të tjerë, që vlerat e muzikës dhe kulturës tonë popullore, janë përdorur brënda dhe jashtë kufijve, në aktivitetetë ndryshme, në panaire, ekspozita etj, që janë shoqëruar me vlerat e këtij fondi muzikor. Ëshë pasuri e madhe e dhe muzikës tonë popullore, e historisë dhe e kluturës tonë kombëtare.

-Cili është emndimi juaj për arkivin e radio Tiranës, çfar duhet bërë për atë arkiv aq me vlera?

Mbi bazën e përvojave të avancuara të shteteve të tjera, nevojitët dixhitalizimi sa më i shpejtë.Përmës kësaj teknollogjie, arkivi me vlera të rralla të historisë së popullit tonë dhe kulturës tonë kombëtare, bëhët i pavdekshëm për vite dhe shekuj. Mbetët në prioritet e qeverisë dhe shtetit të tregoi vlersimin e merituar për mbrojtjen e vlerave të trashëgëmisë tonë kombëtare. Ky është edhe mendimi i aktual i specialistve të kohës. Prej kohësh e kanë dhënë vlerësimet për arkivin dhe fondin muzikor, të Radio Tiranës, duke e quajtur thesari i artë i kulturës tonë kombëtare. Vonesat kanë ndikim negative në cillësinë dhe vleratPerveç shfrytëzimit të përditëshëm, ky fondë ka karaktër arkivor she shkencorë. Përmes vlerave muzikore, përshkohet historia e popullit tonë në shekuj. Shpaloset gjuha jonë e bukur dhe e pastër. Tregohen luftat dhe heroizmat e popullit tonë për lirin e vendit. Këndohën lirikat e pasura me vargje të skalitura nga mprehtësia e poetit popullor. Shfaqën doket e zakonet e trasheguara nga brezat paraadhës e më shumë Është gjuha jonë e pastër e ardhur nga shekujt në poezi të muzikuar. Vlerat e trashëgemisë të ardhur nga brezat, janë të veçanta, identitare që kanë shërbyer në vite për shapalosjën e pasurisë së madhe të vlerave të trashëguara të kulturës tonë. Një nga vlerat m të veçanta të saj, është se kemi marrë edhe indentitetin tonë kombëtar. Vlerat e Arkivi dhe fondit muzikor të Radio Tiranës dëshmon me argumente të patjetërsueshme që vertetojnë vlerat dhe pasurinë e madhe që ka historia e popullit tonë dhe kultura jonë kombëtar

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …