leoni

Albert Z. ZHOLI: KOHËN DUA TA NDALOJ”, dëshira pa limite e Kastriot Lamajt

Albert Z. ZHOLI: KOHËN DUA TA NDALOJ”, dëshira pa limite e Kastriot Lamajt

Libri, “Kohën dua të harroj”, vjen në këtë pranverë si një ujëvarë ndjenjash selektive të autorit Kastriot Lamaj. Ka vite që autori është prezent me botimet e tij tek lexuesi shqiptar. Dhe jo vetëm me poezi. Kastriot Lamaj është një bartës i këngës labe, i asaj kënge që ka tronditur platetë e botës. Kënga Polifonike është e shenjtë dhe kush e ndihmon dhe e dashuron atë shenjtërohet edhe  vet, si autori i këtij vëllimi i cili ka punuar që kjo këngë  mos ti lihet  spontanitetit, por që ta kthejmë këtë këngë në  Institucion. Ajo është histori, dritë, besim dhe frymë. Koha ndoshta punon për ta tretur, por e shkuara nuk e lejon. E kaluara ka një mision hyjnor që e ngre në pavdekësi për të egzistuar. Jo vetëm si këngëtar, jo vetëm si pjesë e shumë grupeve të këngës polifonike ,por, Kastrioti shquhet edhe si autor i shumë teksteve të lëngës labe.

Tek ai gjithmonë  bazë e frymëzimit është Tepelena, Salaria, historitë e trimave të Labërisë, historitë e kaçakëve, por edhe të gjithë luftarve të zhvilluar në këtë trevë lavdiplotë të Shqipërisë. Si njohës i mirë i historisë, kulturës, traditave dhe zakoneve labe, poezitë e tij kanë një frymë të pastër atdhetare, një kristalizim ndjenjash sinqeriteti që burojnë nga vendlindja dhe ambienti ku është lindur dhe rritur. Në të gjithë krijimtarinë e tij, ai dallohet për pastërinë e vargut, për thellësinë e mendimit, për ruajtjen e gjuhës së bukur shqipe, për tematikën e gjerë dhe të larmishme, për mbatjen si busull të folklorit dhe respektimin e kritereve poetike që përcjellin mesazhe njerëzore. Edhe në këtë libër, autori është vetvetja, është qëmtuesi, konkretizuesi i mesazheve, ekulibratori i ndjenjave, sistemuesi i vargut të bukur, ideuesi i sinqertë i një strukture solide dhe përhapësi më i përpiktë i dashurisë për atdheun.

Titulli i këtij libri ka një specifik, ka një metafor simbolike, atë të nocionit kohë. Sipas përkufizimit klasik, koha është përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluarae tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut. Marrë në përgjithësi, kritika letrare për krijuesit, poetët, karakterizohet me opinionet tona ndaj vlerave të mirëfillta që botohen në ditët e sotme, ndaj them me bindje se, ky libër është shkruar me ambicje dhe orientim të lartë letrar, ku tematika është e lidhur ngusht me idenë e botës së personazheve, me dashurinë, virtytet labe, me natyrën, dëshmorët, për jetën, për prindërit, miqësinë, fëmijët, problemet, shqetësimet dhe kërkesat e njerëzve të letrave për një Atdhe më të mirë.

Autori në këtë libër shprehet me një gjuhë të pastër letrare duke  krijuar një mozaik të bukur poetik me një togfjalësh të lëmuar në funksion të idesë së çdo poezie. Kastrioti  herë abstragon, herë në mënyrë të drejtpërdrejtë, herë me nënteks, herë me delikatesë, sjell një poezi sa kohore aq dhe historike, sa lakonike aq dhe drithëruese. Ndaj dhe ai përpiqet ta “ndaloj kohën” në mënyrë simbolike. Këkron ta “ndalojë” se ka shumë gjëra për të shkruar, ka shumë brenga, ka shumë dashuri, ka shumë dëshira, ka shumë kërkesa ndaj vetes, ka shumë detyrime ndaj atdheut dhe shoqërisë. Dhe një njeri që kërkon shumë nga vetja kërkon ta “ndalojë kohën” se koha nuk blihet, koha nuk kthehet,  koha është flori, koha i falet njeriut me vlera, koha është vlerësuesi më i mirë  i vlerave njerëzore, koha është prodhim, mirëqënie, koha është vetë jeta.

Pa kohën, historia, nuk ka asnjë të vërtetë. Ndaj dhe ky libër është një sinjal kohe për çdo krijues që kurrë të mos mendojë se ka kohë. Akush nuk ka kohë të tepër në jetë. Koha e tepërt është për dembelat, të paaftët, për njerëzit që vegjetojnë, për njerezit që nuk kanë ambicie, programe, detyra dhe kalendare reaalizuese. Të gjithë kanë nevojë për një orë, pa to jeta jonë do të kthehej në kaos. Kur caktojmë një takim, tregojmë se në cilën orë; kur shkojmë në tren, shkojmë në një kohë të caktuar. Po, në përgjithësi, gjithçka që bëjmë është e lidhur me llogaritjen e kohës. Në mesin e popullit janë shkruar shumë thënie për temën e kohës, gjë që vërteton rolin e rëndësishëm të kohës.

Le të përpiqemi të analizojmë disa prej tyre….Fjalë e urtë “mosha është e gjatë dhe ora është e shtrenjtë”. Gjithashtu na kujton vlerën e kohës. Nëse çdo orë shpenzohet me përfitim, atëherë e gjithë jeta do të jetë e mbushur. Në fund të fundit, çdo orë është shumë e rëndësishme, pasi duke i kushtuar qoftë edhe disa minuta çdo ditë çdo biznesi, një libri, një nisme, një projekti,  mund të arrini sukses të madh në të. Fjalë e urtë tjetër “nëse humb një orë, nuk do të arrijë një vit”. Këtu i kushtohet vëmendje kohëzgjatjes së çdo rasti. Ndonjëherë ju duhet të bëni diçka tani, sepse më vonë do të jetë e panevojshme. Dhe sado të përpiqeni, nuk mund ta rregulloni apo riparoni atë. Këtë do të tregojë Kastrioti në këtë libër!

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …