Albert Zholi: Intervistë me Presidenten e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, shkrimtaren Zenepe Luka

Albert Zholi: Intervistë me Presidenten e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, shkrimtaren Zenepe Luka

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi ” me 21.12.2018 në Vlorën tonë historike, organizoi ceremoninë për përurimin e Shtatores të zonjës së parë të Arbërisë, Donika Kastrioti!

Pas ceremonisë në Hotel ” Vlora International” u mbajt Konferenca shkencore “Vjen gruaja e shquar e Kombit nga shekujt” ku të pranishëm ishin figura telarta, ikonat e kombit, personalitete të shquar/a nga te gjitha trevat si dhe nga Diaspora!

Si ju lindi ideja për sjellë në Vlorë shtatoren e Donika Kastriotit në bronx?

Është misioni i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” për të promovuar vlerat dhe kontributet e gruas së shquar shqiptare. Përgjatë 16 vite të rrugëtimit të tij, kemi mundur të kryejmë disa botime për gra të shquara si:”Rrëfej Nermin Vlorën-Ishim Tri”,Violeta Manushi Kryezonja e skenës”,Edi Luarasi. “Dashuri dhe dramë në jetë dhe në skenë”.”Rënkime shpirti”, Rrëfej shqiptaren Lumnie Hoti Cota-Sozia e Klaudia Kardinales””Testamenti i grave për gratë” etj.

Gjithashtu janë realizuar filma dokumentarë si “Nermin Vlora dhe flamuri”, “Veveja që u hosh nga shkëmbi i Beunit, për të mos rënë e gjallë në duartë e gjermanëve”, , “Jeta e trazuar e gazetares” etj.

Po kështu përgjatë 16 vjetëve me propozim të Fondacionit janë vlerësuar 46 gra të shquara në fusha të ndryshme si “Mjeshtër i Madh”, me Urdhër “Naim Frashëri”, qytetare nderi të qyteteve ku kanë lindur, Nderi i Qarkut si dhe me Medaljen “Mirënjohje”që akordon vetë Fondacioni..Tani ju përgjigjem pyetjes tuaj të dytë

Si lindi dhe mori jetë idea për tëpërjetësuar në bronz Donika Kastriotin?

Fondacioni ynë u ka kushtuar vëmendje të veçantë grave të shquara të Kombit, duke organizuar 45 konferenca shkencore në Shqipëri dhe 20 degët që funkdionojnë po në kaq shtete, ndërsa është ndalur më gjatë tek figuira e Donika Kastriotit, për vetë rolin dhe kontributin e saj,  si zonja e parë e Arbërisë, bashkëshorte e Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe, vajza e Gjergj Arianitit, që ka lidhje të vecantë me Vlorën.

Kemi dy vjet që këmbëngulim për të sjellë kockat e Donika Kastriotit, që ndodhen në Valencia, madje një delegacion I Fondacionit bëri takim dhe kërkoi ndihmë në Vatikan, por fatkeqësisht nuk na mbështeti qeveria.Por do të këmbëngulim, kemi kërkuar një takim me Papën, që besojmë se do ta realizojmë në muajët e parë të vitit që po troket.

Derdhja e shtatores në bronz, ishte një nismë e guximshme, që pati bashkëudhëtare këmbënguljen dhe vuajtjen për tia arritur qëllimit në këtë vit të jubileut të ndarjees nga jeta të Skënderbeut, por edhe vitit jubilar të lindjes së saj.Vuajtje, pse nuk gjetëm mbështetje tek asnjë institucion  shtetëror qëndror e vendor, as edhe tek Ministria e Kulturës, që e ka fonderinë e saj dhe mund të derdhej aty.

Si ia dolët?

E vërteta është se Fondacionin ynë, nuk është mbështetur me asnjë projekt gjatë gjithë rrugëtimit të tij, sidoqë ka bërë veprimtari të mëdha, për promovimin e vlerave të gruas, që nuk i kanë bërë as qeveritë që kanë ardhur e kanë ikur dhe në asnjë rast nuk e ka njohur dështimin.Në këto rrethana iu drejtuam degëve të fondacionit nëpër shtetet ku funksionojnë , ashtu edhe miqëve tabë të shumtë.

Brenda 1 nuaji u grumbulluan të ardhurat e domosdoshme për derdhjen në bronz të shtatores së Donika Kastriotit.

Fondacioni shpreh mirënjohjen e thellë për sponsorat, që janë: :

  1. Z Ahmet Ulaj Tiranë
  2. Nderim Istrefi Vienë
  3. Loro Nrekiqi Kryetari i Komunës Ulqin.

4.Bujar Leskaj

5.Dashamir Tahiri

6.Sofo Kuteli

Fondacioni mbajti premtim, duke ju vendosur emrat në një pllakë afër shtatores, si dhe akorduar medaljen “Mirënjohje” nga Fondacioni.

Këta miq të shtrenjtë të Fondacionit, bënë atë që nuk bënë institucionet e shtetit, që e kishin për detyrë.

Gjithashtu duhet vlerësuar edhe kontributi i degës së Fondacionit në Vienë, që drejtohet nga zonja Rolanda Limani.

Cili  është autori i veprës?

Skulptori ishquar vlonjat Skënder Tena, një mik I Fondacionit me të cilin kemi vite që bashkëpunojmë.Ai është edhe autori I bustit të Dritëro Agollit, që fondacioni ia dërgoi shkrimtarit me rastin e 80 vjetorit në shtëpi, i bustit të këngëtarit Al Bano Karrisit dhe Shtatorja e Donika Kastriotit, është vepra e tretë e porositur nga fondacioni ynë.

Ka një të vecantë ky  autor i mbi 1000 veprave të ekspozuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi, Itali dhe deri në Amerikë, që gjatë karierës së tij 60 vjecare, nuk ishte vlerësuar edhe me një fletë nderi.Kishte mbetur në hije, për shkak të ndershmërisë, urtësisë, patriotizmit dhe humanizmit që e karakterizoi gjithë jetën.

Me këtë rast Fondacioni i propozoi Qarkut të Vlorës, që e shpalli “Nderi i Qarkut” i akordoi Medaljen “Mirënjohje” të Fondacionit dhe I ka propozuar Presidentit të Republikës për ti akorduar titullin “Mjeshtër i Madh”, që e ka merituar prej dekadash.

Shtatorja e Donika Kastriotit, që u derdh në bronz me mjeshtëri nga   Albanian Bronze Foundry me pronar z.Dylber Neziri. Është vlerësuar nga kolegët e tij kryevepër.

 

Kush ishin të pranishëm në ceremoninë e përurimit?

 

Morën pjesë  kryetaret e degëve të Fondacionit nga disa shtete si: Rolanda Limani nga Viena,Vitore Stefa Leka përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, Dr. Zylfie Duraku, kryetare e degës në Ulqin, Vlora A R Jashanica kryetare e degës  së Prishtinës, Ajtene Krasniqi kryetare e degës në Prizren, Aksinja Xhoja kryetare e degës së Fondacionit të Pulias Itali etj.

Shtatorja u zbulua nga dy aktoret e mëdha Nderi I Kombit Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, por ne ceremony ishin edhe themeluese të Fondacionit  si Prof. Makbule Ceco, poetja Vllasova Musta, Silvana Brace, prof. Ingrid Shuli, aktorja  e Kosovës Leze Qena, këngëtarja kosovare Shpresa Gashi, gazetarja  Flora Dyrmishi etj.

Sigurisht në ceremopni muarën pjesë përfaqësues të bashkisë së , qarkut, njerëz të artit dhe qytetarë trë shumtë që duatrokitën.

   Përshëndeti kryetarja e këshillit bashkiak zonj. Vojsava Shkurtaj, ndërsa unë e përfundova fjalën time me fjalët: Ta gëzojë Vlora shtatoren e Donika Kastriotit, që e solli këtu “Nermin Vlora” dhe miqtë e saj patriot.

Si vijoi më tej kjo ditë e shënuar organizuar në mbyllje të vitit të Skënderbeut?

 

Kjo ngjarje e rëndësishme në qytetin e Vlorës, u kurorëzua me konferencën shkencore” Nga shekujt vjen gruaja e shquar e Kombit”, që u organizua në sallën e “Vlora International. \

Emocion të vecantë krijuan tek pjesmarrësit përshëndëtjet që erdhën nga Italia që e dërguan me zë dhe figurë nga Al Bano Karrisi,  z. Genarino Rusos Kryetari i bashkisë Firmos Kalabri, e gazetarit dhe nipit të Skenderbeut Loris Kastriot Skenderbe dhe e

Lucia Martino Mjeshtër i Madh, Presidente e shoqatës Kulturore “Vorea”.

Prekëse ishte edhe letra që kish dërguar ambasadorja kroate në Tiranë zonja Sanja Bujas-Juraga, letër të cilën e lexoi zonja Dëshira Subashi.

Kjo ngjarje e shënuar, u mbyll me një mbrëmje të këndëshme që u organizua në lokalin “Rexhina” në zonën e Ujit të Ftohtë.

Përshëndetjet:

Albano Karrisi.

 E di që Zenepe Luka, organizon një event shumë tëe rëndësishëm, de4dikuar Donika Kastriotit, gruas së Heroit të famshëm Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Do të kisha shumë dëshirë të isha aty me ju, por është e pamundur.

Ju uroj të gjithëve përherë të gjitha të mirat dhe ju8 përqafoj duke shpresuar, se do të vij sa më shpejt të jetë e mundur.

Përshëndetje e z. Genarino Rusos

Kryetari i Bashkisë Firmos Kalabri

Me shumë kënaqësi mora ftesën e Presidentes së Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, për këtë event shumë të rëndësishëm dedikuar Donika Kastriotit.Porm në pamundësi për të ardhur, ju përshndes presidenten Zenepe Luka, Aksinja Xhojën, kryetarin e bashkisë Vlorë z. Dritan Leli, skulptorin e e shtatores Skënder Tena dhe të gjithë të pranishmit.

Patëm kënaqësinë të presim Presidentin Ilir Meta bashkë me Presidentin e Italisë Matarela, që muarën angazhime për një bashkëpunim më të madh midis Italisë dhe Shqipërisë, në mënyrë të vecantë me Arbërinë.

Disa vite më parë sëbashku me zonjën Aksinja Xhoja, kemi bërë binjakëzimin me qytetin e Lushnjës ,ku një grup artistik arbëresh mori pjesë në festivalin folklorik të Lusnjës.Qytetit tonë iu dhurua busti i Skënderbeut, që e kemi vendosur në sheshin e Firmos.

Aktiviteti i organizuar nga Zenepe Luka që drejton Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi” për  derdhjen në bronz të Donika Kastriotit, është një vlerë e rëndësishme për të përcjellë mesazhet e gruas së shquar për shoqërinë e sotme.

Falenderoj edhe autorin e veprës z. Skënder Tena.

Kam rastin të falenderoj edhe ty, e dashur Aksinja për gjithcka ke bere dhe bën për armëreshët.

Ju përshëndes të gjithëve,

Ju faleminderit.

Përshëndetja e gazetarit dhe nipit të Skenderbeut Loris Kastriot Skenderbe

Një përshëndetje të gjithë të pranishmëve, vecanërisht për zonjën Zenepe Luka dhe kryetarin e bashkisë z. Dritan Leli, për këtë event shumë të rëndësishëm.

Kisha shumë dëshirë të isha mes jush, për të përjetuar emocionet e manifestimit që I dedikohet Donika Kastriotit, kjo grua e jashtëzakonshme, që sakrifikoi shumë, pasi edhe bashkëshorti i saj  Gjergj Kastriot Skënderbe ia kishte dedikuar jetën  mbrojrjtjes së Ardheut dhe Europës. Donika luajti rol të rëndësishëm për të mbrojtur familjen e për të mbajtur lart moralin e shqiptarëve e dha mesazhe të rëndësishme për aleancat mes shteteve.

Vitet e fundit të jetës jetoi pranë mbretëreshës së Napolit, që e mori me vete në Valencia të Spanjës, ku prehen edhe eshtrat e saj.

Rroftë Shqipëria!

Lucia Martino

Mjeshtër i Madh, Presidente e shoqatës Kulturore Vorea”.

Përshëndes zonja Aksinja Xhoja dhe Zenepe Luka, për ftesën që më bënë për të marrë pjesë në eventin e rëndësishëm, që I kushtohet Donika Kastriotit.Për arësye shëndetësore, nuk mund të jem mes vëllezërve e motrave shqiptare në Vlorëm pse jemi një popull dhe ne arbëreshët jemi krenarë për origjinën tonë.

Unë jeytoj në komunitetin arbëresh të Frashinetos, që, sikuirse dihet, ashtu edhe nga bashkëpunimi që kemi me zonjën Aksinja Xhoja, ku me  xhelozi mbrojmë dhe ruajmë gjuhën, kulturën, tradiutat, zakonet, që janë trashëguar nga të parët tanë.

Pas këtij urimi, ju përcjell edhe ftesën për të bërë një vizitë në Frashineto, për t’u njohur me këtë thesar kulturor.

Ju përqafoj me mall.

Kontrolloni gjithashtu

Gabriel Escobar: Duam që Serbia të jetë shtet më i fuqishëm brenda komunitetit, me miq që ka në Amerikë dhe në Evropë

Pjesë nga intervista e të dërguarit special të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhënë ‘Zërit të Amerikës”

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në …