leoni

Albin Kurti akuzon Hashim Thaçin për kufizimin e ushtrisë në veri, pas sulmit në Ibër-Lepenc

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, doli për herë të dytë në konferencë për media të dielën në mbrëmje, pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit. Duke folur për sigurinë në veri të vendit, Kurti deklaroi se dërgimi i ushtrisë në atë zonë do të ishte i nevojshëm, por shtoi se një zotim i ish-presidentit Hashim Thaçi në vitin 2013 e kufizon këtë mundësi. Kurti, i cili kohët e fundit ka theksuar vazhdimisht se siguria në veri nuk ka qenë asnjëherë më e madhe, u përpoq të shpjegonte dështimin për të parandaluar sulmin. Ai tha se situata në veri mbetet e vështirë për shkak të kufizimeve ushtarake dhe sugjeroi se Serbia po përshkallëzon tensionet në atë zonë si pjesë e strategjive të saj destabilizuese.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …