Albin Kurti

Albin Kurti: Beogradi nuk i ka synim të drejtat e serbëve, po minimin e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është cituar të ketë deklaruar se Beogradi nuk i ka prioritet të drejtat e serbëve në veri, por ajo që kërkon është përdorimi i pranisë së serbëve për të minuar statusin demokratik të Kosovës. Nuk kam përshtypjen se ajo që synon Beogradi janë të drejtat e serbëve, ka thënë Kurti për agjencinë franceze të lajmeve AFP në një artikull që kjo media i ka kushtuar situatës në veri. Përkundër vakumit të sigurisë, autoritetet në Kosovë këmbëngulin se situata në veri mbetet nën kontroll, thuhet në artikullin e AFP-së, të cilin e ka transmetuar sot mediumi francez, France24. Siç është bërë e ditur ka pasur një  interesim të vogël për zëvendësimin e policëve në veri. Sipas raportimeve rreth 140 pjesëtarë të komuniteteve jo shumicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, përderisa mbi 450 kanë lënë detyrën,  disa muaj më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …