Albin Kurti dhe stafi nëntëfishojnë shpenzimet – rekorde në dreka dhe darka

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shënuar një rritje të ndjeshme të shpenzimeve gjatë mandatit të fundit, ku sipas të dhënave zyrtare të siguruara përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, shpenzimet janë nëntë fishuar krahasuar me vitin e parë të qeverisjes. Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga televizioni Dukagjini, shpenzimet janë rritur për rreth 829% krahasuar me vitin e parë të qeverisjes Kurti. Në vitin 2021, Kurti dhe stafi shpenzuan rreth 34 mijë euro, ndërsa në vitin 2024 kjo shumë arriti në mbi 315 mijë euro.  Në vitin 2022, shpenzimet totale të Zyrës së Kryeministrit u rritën në 192,369 euro, ndërsa në 2023 arritën në 208,893 euro – një trend i vazhdueshëm rritës që kulmoi në vitin e kaluar.Shpenzimi më i madh është regjistruar në dreka dhe darka, me 112 mijë euro të shpenzuara vitin e kaluar – 32 herë më shumë se në vitin e parë. Për vitin 2025, Zyra e Kryeministrit ende nuk ka ofruar të dhëna. Të dhënat nuk përfshijnë numrin e saktë të personave të stafit që i nënshtrohen këtyre shpenzimeve, pasi Zyra e Kryeministrit ka raportuar vetëm kategori të përgjithshme pa emërime individuale.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Syla: Aksioni ndaj Trendafilovës ishte simbolik, jo për ta frikësuar – nuk është në traditën shqiptare

Gazmend Syla, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka sqaruar se aksioni …