Albin Kurti fton opozitën për takim pa vendimin e Kushtetueses, opozita e refuzon: “Të pritet verdikti”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në një takim krerët e partive opozitare në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional lidhur me çështjen e presidentit. Ftesa e tij erdhi ende pa u publikuar vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes në largim për shpërndarjen e Kuvendit. Kurti ka theksuar se vendi nuk ka nevojë për edhe një palë zgjedhje dhe se është e domosdoshme një marrëveshje politike me opozitën për tejkalimin e situatës aktuale. Megjithatë, partitë opozitare e kanë refuzuar një takim të tillë para se Gjykata Kushtetuese të dalë me vendimin e saj. Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar Kurtin për ftesën, por ka theksuar se në rrethanat aktuale është e arsyeshme të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur edhe masë të përkohshme që pezullon procesin e zgjedhjes së presidentit dhe çdo veprim të mëtejmë të Kuvendit në këtë drejtim. Sipas PDK-së, vendimi i pritur deri më 31 mars pritet të qartësojë hapat institucionalë që duhet të ndërmerren më pas.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të të akuzuarit për krime lufte

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të …