Albin Kurti fton për takim liderët e LDK-së dhe PDK-së lidhur me zgjedhjen e kryeparlamentarit

Kreu i lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqin, për një takim më 1 maj, që do të mbahet nesër. Ftesa ka për qëllim diskutimin për krijimin e institucioneve të reja, me theks të veçantë në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit. Kjo nismë vjen pas gjashtë përpjekjeve të pasuksesshme nga vetëvendosje për ta zgjedhur albulena haxhiun në këtë post, për shkak të mungesës së votave të nevojshme në kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …