Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka hedhur sprej në drejtim të sigurimit të Kuvendit dhe në drejtim të kabinetit qeveritar, ndërkohë që u hodh edhe gaz lotsjellës. Sprej e gaz lotsjellës në Kuvend, ndërpritet seanca Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka lutur shefat e grupeve parlamentare të deklarohen lidhur me atë se a dëshirojnë ta mbajnë seancën, apo jo. “E merrni përgjegjësinë vetë nëse nuk mbahet seanca, vetëm deklarohuni, a dëshironi po apo jo të merrni pjesë në seancë”, është shprehur Veseli. Ndërsa, deputetja Donika Kadaj Bujupi është duke kërkuar nga sigurimi që t’i lejojë deputetët e opozitës të ngjiten në katin e tretë të Kuvendit. Paraprakisht deputetëve në sallë u janë larguar edhe shishet e ujit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
