Albin Kurti: Ka informacione se ka gjyqtarë që ndajnë drejtësi “bazuar në çehret e palëve”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hedhur kritika të ashpra në adresë të gjyqtarëve. Gjatë bisedës së zhvilluar me myftiun e Kosovës, Naim Tërnave, duke folur për vrasjet e ditëve të fundit në vendin tonë, ai ka theksuar se ka informacione se ka gjyqtarë që ndajnë drejtësi “bazuar në çehret e palëve”. “Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që i marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces, por edhe në çehret e palëve. E, nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua këqyrë çehret palëve. Pra, kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv, e me e këqyrë me e gjetë njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve – atë e bën ndërmjetësuesi në negociata. A drejtësia ish dashtë me ua dhanë hakun”, ka theksuar mes tjerash, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …