Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka paralajmëruar se Kosova do të jetë vend nikoqir i ‘‘Defender Europe 25’’. Ai ka shkruar më tutje se ky është ushtrimi më i madh ushtarak amerikan në Evropë që planifikohet dhe organizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë. “Më 13 qershor në Washington DC, në Departamentin e Mbrojtjes, nga Ministri ynë i Mbrojtjes dhe përfaqësuesit e Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për bashkëpunim në mbrojtje që përfshin periudhën 2025-2030. Kjo është marrëveshja e dytë e këtij lloji që nënshkruhet me ndonjë vend partner e aleat, pas asaj të nënshkruar me Republikën e Turqisë më 29 janar 2024. Kjo marrëveshje ndër-qeveritare e fushës së mbrojtjes përfshin shumë aspekte të bashkëpunimit, nga ushtrimet dhe trajnimet te bashkë-zbarkimet ndërkombëtare dhe nga ndërtimi i kapaciteteve ushtarake deri te bashkë-investimet në industrinë e mbrojtjes” ka shkruar në mes tjerash, kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
