Albin Kurti: Më ndihmoni që të fitojmë më diferencë të madhe që ndryshimi të jetë i madh dhe fitorja të jetë masive

Albin Kurti: Më ndihmoni që të fitojmë më diferencë të madhe që ndryshimi të jetë i madh dhe fitorja të jetë masive

Lideri i Lëvizjes  Vetëvendosje,  Albin Kurti është propozuar nga Këshilli i Përgjithshëm i kësaj lëvizje për kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit. Kurti në fjalën e tij para delegatëve të këtij këshilli, ka thënë se ndryshimi në Kosovë ka një emër, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se koha e tyre  po vjen dhe se kësaj here nuk do të lejojnë të vidhet shpresa për ndryshim. Gjithashtu ka kërkuar ndihmën e të gjithëve për fitore në zgjedhjet e 6 tetorit. “Më ndihmoni, më ndihmoni që të fitojmë më diferencë të madhe që ndryshimi të jetë i madh dhe fitorja të jetë masive, më ndihmoni ta ç’kapin shtetin. Më ndihmoni të ndërtojë një të ardhme ku të gjithë do të jetojnë me dinjitet. Bashkë ama bash gjithçka është e mundur”, ka theksuar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Belinda Balluku thirrje qytetarëve: Bashkohuni për lirinë dhe drejtësinë e liderëve të UÇK-së

Zv.kryeministrja Belinda Balluku u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen masivisht në protestën për lirinë …