Ariana Musliu-Shoshi

Albin Kurti me veprime e vendime populiste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi, tha deputetja e PDK-së, Arianë Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianë Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me  paraqitjen së mbrëmshme të kryeministri Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit. Ajo ka thënë se ky takim është alarmi i fundit nga aleatët për politiken e kryeministrit Kurti. Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit! Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëmë njëzëri ishin kundër! Këtë dëm të cilin e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populiste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi, ka shkruar deputetja, Arianë  Musliu-Shoshi, në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim publik i kolonel Hajrush Kurtajt lidhur me aktgjykimin ndaj Gavrilo Milosavleviqit

  Me dhimbje të thellë dhe indinjatë të madhe kam pranuar lajmin për aktgjykimin lirues …