Albin Kurti

Albin Kurti: Parimi i reciprocitetit me Serbinë lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm

Kryeministri, Albin  Kurti, deklaroi  sot se parimi i reciprocitetit me Serbinë për zgjidhjen lidhur me targat e makinave është i padiskutueshëm dhe i panegociueshëm. Para gazetarëve, Kurti tha se më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje. “Më 21 prill është afati i fundit kur do të duhej të merreshim vesh për targat. E di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty, ndërsa për aspektet teknike e kemi grupin tonë dhe kryenegociatorin që po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Por, e di që është e padiskutueshme dhe e panegociueshme parimi i reciprocitetit si parim për çdo zgjidhje”, u shpreh ai. Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” nga Liria ka Emër: thirrje për pjesëmarrje masive më 17 shkurt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj …