Albin Kurti: Po zhvillohet një betejë e madhe për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman

Albin Kurti: Po zhvillohet një betejë e madhe për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman

Kryeministri Albin Kurti ka thënë në Kuvend se po zhvillohet një betejë e madhe politike dhe diplomatike, për ta bërë Asociacionin çështje më të rëndësishme të planit franko-gjerman, ndonëse në propozim nuk i është dhënë një rëndësi e tillë, as në radhitje. Fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit evropian, po ashtu, referohet marrëveshjeve të mëhershme. Të gjitha marrëveshjeve në Bruksel. Beteja politike që aktualisht po zhvillohet është kjo: në njërën anë prej 33 marrëveshjeve, Beogradi do ta parzgjedhë vetëm një që e ka më të dashur, 19 prillit 2013, atë të Asociacionit. Ato marrëveshje nga pikëpamja e Qeverisë së Kosovës nuk kanë hierarki. Ato kanë rend kronologjik, nuk janë nënshkruar të gjitha në të njëjtën ditë, po zhvillohet një betejë për faktorizimin e çështjes së Asociacionit. Beogradi po bën betejën, ndoshta më të madhe, që Asociacioni të jetë parakusht, ose në qendër”, tha Albin Kurti, pa përmendur fatin se Serbia për këtë  e ka mbështetjen e Amerikës dhe të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …