Qeveria e Kosovës maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen në veçanti të kishave ortodokse në vendin tonë (!)

Albin Kurti u thotë serbëve vendorë: Unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara, por ato nuk janë rrugë e duhur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se protestat e paralajmëruara nga serbët e Kosovës, për, moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, janë të panevojshme. “Ju bëj thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të mos organizojnë dhe të marrin pjesë në protesta të tilla”, tha Kurti të hënën në një konferencë për shtyp. “Unë jam organizator i madh i protestave nga e kaluara ime, por më besoni që me kompetencë, jo vetëm nga përvoja, por edhe nga rrethanat politike, në të cilat ndodhemi, gjeopolitike, të sigurisë – protestat nuk janë rrugë e duhur përpara. Zyra ime është e hapur për të gjitha ankesat për çfarëdo shkelje të të drejtave”, tha Kurti. Sipas Kurtit, kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç dëshiron Kosova dhe siç kërkon Bashkimi Evropian. Të martën, nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh kryetar i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët do të protestojnë në jug dhe veri të Ibrit të premten lidhur me moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …