Albin Kurti vazhdon të shpërfill kërkesën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për t’ u paraqitur në Prokurori, si dëshmitar

Ka kaluar një javë, prej kur Prokuroria Speciale i ka bërë kërkesë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ta urdhërojë kryeministrin, Albin Kurti, të paraqitet në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit,  në një rast penal  lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala deklaron se në rastin konkret janë të mjaftueshme 30 ditë që gjykatësi i procedurës paraprake të marr vendim për kërkesën e Prokurorisë Speciale. Në rastin konkret Kodi i Procedurës Penale nuk e ka përcaktuar se për sa kohë duhet t’i përgjigjet Prokurorisë, gjyqtari i procedurës paraprake, mirëpo këtu duhet ta kemi një afat të arsyeshëm në momentin kur nuk përcaktohet afati në Kodin e Procedurës Penale është parim se duhet të përcaktohet një afat i arsyeshëm. Në rastin konkret konsideroj se është afat i arsyeshëm prej 1 jave deri në 30 ditë që i jepet mundësia gjyqtarit të procedurës paraprake që ai ta dërgoj meqenëse këtu nuk ka në shqyrtim ndonjë shkresë të lëndës, është shumë thjesht i kemi dy ftesa që nuk iu ka përgjigjur, andaj këtu besoj që gjyqtari i procedurës penale nuk ka nevojë më shumë se 30 ditë që t’i jap përgjigje Prokurorisë”, theksoi ai. Kosovapress

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …