Albin Kurtit nuk i është dhënë fjala në festën e Ambasadës Amerikane për 247 vjetorin e Pavarësisë

Albin Kurtit nuk i është dhënë fjala në festën e Ambasadës Amerikane për 247 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka organizuar një festë sot për 247 vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së, ku janë ftuar edhe kryetarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Të pranishmëve u janë drejtuar Ambasadori Jeffrey Hovenier dhe Presidentja Osmani, por jo edhe kryeministri Kurti. Kurtit nuk i është dhënë fjala, siç ka ndodhur zakonisht në festat e kaluara, kur të dy krerët e shtetit kanë mbajtur fjalime në ceremoni. Ambasadori Hovenier ishte pyetur para disa ditësh nëse ka ndryshuar lista e të ftuarve, ku kishte thënë se jo dhe se janë ftuar mysafirët e zakonshëm. Kishte thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e ShBA’së kanë disa dallime, por se kjo s’do të thotë se s’do të bëhen bashkë për të festuar përvjetorin e 247’të të nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së

Kontrolloni gjithashtu

Prodhuesit vendor nisin betejë ligjore ndaj ZRrE-së: “Vendimi i padrejtë duhet të rrëzohet”

Shoqata e Prodhuesve Vendor, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka nisur një betejë …