Aleanca Kosova e Re

Aleanca Kosova e Re nesër hap vendvotimet për zgjedhjen e kryetarit të Partisë

Përgatitjet për votimin e kryetarit  të Aleancës Kosova e Re, janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, ndërsa të gjitha degëve ju janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe fletëvotimet.  Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në vendvotimet të cilat gjenden nëpër zyrat qendrore të AKR-së në të gjitha degët e partisë, si dhe në zyrat mobile nëpër nëndegë.  Vendvotimet do të qëndrojnë të hapura sot  prej orës 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa votimi elektronik mbetet i hapur për qytetarët deri në orën 17:00 të po të njëjtës ditë.  Aleanca Kosova e Re, i fton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe anëtarësinë e partisë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar Presidentin e AKR-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …