leoni

Vuçiq

Aleksandër Vuçiq, përmes një bisede telefonike ka folur me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me situatën në veri

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi për një bisedë  telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai tha se  Sekretari Blinken ka insistuar për qetësimin e  situatës në veri të Kosovës dhe e ka përkrahur plotësisht planin evropian për shtendosje. Vuçiq tha se ia Sekretarit Blinken ia ka përmendur arrestimet e të dyshuarve serbë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it, duke i quajtur ato “arbitrare”. Ai  ka kërkuar lirimin e të gjithë të arrestuarve për sulmet e kryera. I thash se Serbia po sillet seriozisht dhe përgjegjshëm, por që forcat speciale të policisë së Kosovës çdo ditë, krejtësisht në mënyrë arbitrare, arrestojnë pjesëtarë të popullit serb dhe i kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”. Po ashtu, theksova se dorëheqjet dhe largimi i kryetarëve të rremë nga ndërtesat në katër komunat në veri të Kosovës dhe gjithashtu e njësive speciale të Policisë së Kosovës, janë kyçe për qetësimin e tensioneve”, thuhet në një njoftim kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …