Ali Ahmeti: Shqipëria, yll europian – krenar për këtë moment historik

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar me krenari për zhvillimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ai u shpreh i lumtur teksa pa liderët e kontinentit duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit, nën hijen simbolike të Skënderbeut. Ahmeti përgëzoi kryeministrin Edi Rama për rolin udhëheqës dhe organizimin e shkëlqyer të samitit. “Shqipëria tashmë është yll europian,” shkroi ai në rrjetet sociale. Kreu i BDI-së e cilësoi këtë një ditë të madhe për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët, duke uruar sukses për të ardhmen evropiane të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave në Kosovë tregon ndryshime të dukshme, PDK dhe LDK përfitojnë kandidatë të caktuar

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Kosovë po vazhdon, …