Ali Ahmeti thirr qytetarët për marshin e 17 Shkurtit: “Drejtësi, jo politikë”

Kryetari i BDI-së dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, fton të gjithë qytetarët për një pjesëmarrje masive në marshin “Drejtësi, jo politikë” që mbahet më 17 shkurt në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes një videomesazhi emocionues, ku shfaqen pamje historike të ish-liderëve të UÇK-së gjatë luftës, Ahmeti thekson rëndësinë e unitetit dhe respektit për ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për ‘Drejtësi, jo politikë’ më 17 shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi ‘Skënderbeu’, në mbështetje të njerëzve që kontribuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot,” shkruan Ahmeti në videomesazh. Kjo është një thirrje për të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë ditë historike, duke e kthyer 17 Shkurtin në një moment të fuqishëm krenarie dhe bashkimi kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Prokuroria e Specializuar po bën padrejtësi ndaj çlirimtarëve, rezoluta e vonuar por e domosdoshme

Deputeti Daut Haradinaj ka reaguar pas miratimit të Rezolutës së Kuvendit për mbrojtjen e të …