Ali Berisha mobilizon strukturat e AAK-së në Pejë

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë, Ali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e nëndegëve të partisë, ku u diskutua rreth zhvillimeve politike dhe u miratua orari i aktiviteteve për muajt e ardhshëm. Në fokus të takimit ishin përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, me theks të veçantë në mobilizimin e strukturave të partisë në nivel lokal. Berisha theksoi vendosmërinë e degës për të sjellë ndryshimin në Pejë, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri politike dhe qytetare. “Ndryshimi në Pejë është i domosdoshëm dhe do të ndodhë!”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se AAK është e gatshme të sfidojë pushtetin lokal aktual me një platformë të re dhe vizion të qartë për qytetin. Gjatë takimit u aprovua edhe kalendari i aktiviteteve nëpër nëndegë për periudhën korrik–gusht, si pjesë e fushatës për mobilizim dhe komunikim me qytetarët. AAK në Pejë po hyn në fazën përgatitore me synimin për të forcuar prezencën e saj dhe për të sfiduar status quo-në në komunën e dytë më të madhe të Dukagjinit.

Kontrolloni gjithashtu

Luftëtarët e lirisë zënë Grykën e Carralevës më 14 qershor 1998, forcat serbe djegin shtëpitë gjatë tërheqjes

Më 14 qershor të vitit 1998, në një ndër betejat më të rëndësishme të Luftës …