Alicia Kearns: Eskalimi dhe agresioni i vazhdueshëm i Serbisë drejt Kosovës është i rrezikshëm dhe i papranueshëm

Alicia Kearn: Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës e Italisë po kërkojnë ta rrënjosin një territorialitet entik në Kosovë

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alisia Kearns ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo  ka pyetur përfaqësuesit e Gjermanisë, Fancës dhe Italisë se pse po kërkojnë të rrënjosin një territorialitet entik në Kosovë. Reagim i diplomates angleze  erdhi  pas një komenti që kishte bërë,  Jakub Bielamovic, njohës i zhvillimeve politike për Ballkanin Perëndimor, i cili konstatoi se letra e përbashkët e zyrtarëve të Italisë, Gjermanisë e Francës, që i kërkon Kosovës ta themelojë Asociacionin “plotësisht dhe pakushte”, është presion për ndarjen de facto të Kosovës. Kryetarja angleze  e Komisionit për Politikë të Jashtme ka deklaruar javë më parë se Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republikës Serbe” në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …