Altin Jakup Krasniqi thotë se politikanët duhet t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së, në Hagë

Altin Jakup Krasniqi, ka reaguar kundër  deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me vizitat në Hagë. Ai  theksoi se të gjithë politikanët në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, duhet t’i vizitojnë ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë. Unë mendoj se secili politikan në Kosovë, pavarësisht partive politike, duhet t’i vizitojë. Është një kontribut që është dhënë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata nuk janë në Hagë për politikat e tyre, deklaroi Krasniqi. Altin Krasniqi  vuri theksin në rëndësinë e mbështetjes morale për të burgosurit dhe familjet e tyre, duke shtuar se vizitat nga dashamirët janë një lehtësim për ta në përballimin e sfidave të vështira.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …