leoni

Altin Krasniqi: Harresa ndaj çlirimtarëve është goditja më e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës

Deputeti Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit, ka shprehur shqetësimin e tij për harresën e shtetit ndaj atyre që sot po gjykohen në Hagë, duke i quajtur ata çlirimtarë të Kosovës. Ai ka theksuar se kjo harresë nuk është vetëm një gabim historik, por një goditje e rëndë ndaj vetë shtetësisë së Kosovës. Sipas Krasniqit, duke i gjykuar ata që e themeluan shtetin dhe e dhanë kuptimin e lirisë, Kosova po i mëson brezave të rinj se heronjtë janë të përkohshëm dhe se sakrifica është diçka që harrohet. Ai theksoi se liria duhet të mbrohet dhe se, nëse Kosova nuk ka guximin të kërkojë drejtësi për ata që e sollën lirinë, do të humbasë gjithashtu të drejtën për të kërkuar drejtësi për veten.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …