leoni

Altin Krasniqi: Krenar që ndodhem në Kuvendin e Kosovës, aty ku babai im shërbeu me përkushtim

Djali i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, deputeti Altin Krasniqi ka shkruar se ndjehet krenar që është pjesë e institucionit të cilin e drejtoi prindi i tij, sidomos gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Krenaria ime më e madhe është që sot ndodhem në Kuvendin e Republikës së Kosovës, aty ku babai im shërbeu me përkushtim për dy mandate si Kryetar Kuvendi. Të kem mundësinë t’i përfaqësoj qytetarët e vendit tim në të njëjtin institucion ku ai dha kontributin e tij për demokracinë dhe shtetndërtimin, është nder i jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi e madhe. Kjo për mua nuk është vetëm një pozitë është vazhdim i një rruge që është ndërtuar me mund, sakrificë dhe ideale. Dhe mbi të gjitha, është momenti më prekës kur babai im, nga ekrani i televizorit, mund të më shohë sot jo vetëm si birin e tij, por si një zë të qytetarëve dhe mbrojtës të vlerave që ai vetë ka mbrojtur” ka shkruar deputeti, Altin Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …