Ambadadori britanez, Denis Keefe thotë se Kosova është shtet dhe Serbia duhet të dialogoj më të si dy shtete

Ambadadori britanez, Denis Keefe thotë se Kosova është shtet dhe Serbia duhet të dialogoj më të si dy shtete

Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Serbi, Denis Keefe, ka thënë se vendi tij e mbështet kthimin e Kosovës dhe Serbisë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Ne jemi miq të Ballkanit, Kosova është shtet për ne, por ju themi se duhet të bisedoni dhe të gjeni zgjidhje përmes dialogut”, ka thënë Keefe. Duke folur për raportet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Serbisë, ambasadori Keefe thotë se të dyja vendet kanë raporte komplekse por gjithashtu ndajnë vlera të përbashkëta. Ai vlerëson se propozimi britanik i rezolutës për Srebrenicës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tre vjet më parë, nuk ishte i drejtuar kundër Serbisë duke shtuar se pajtimi në rajon kërkon “ndershmëri dhe diskutim të hapur, e jo relativizim”. Diplomati britanik ka theksuar se anëtarësimi i Serbisë në BE është në interes të Beogradit dhe Londrës, pasi Britania e Madhe dëshiron një Ballkan Perëndimor “të qëndrueshëm dhe të sigurt”.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …