Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë të ditur se rreth 20 ushtarë amerikanë do t’i bashkohen së shpejti misionit të KFOR-it në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë përmes një postimi ka bërë të ditur se rreth 20 ushtarë amerikanë nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, pjesë e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Ajovës  do t’i bashkohen së shpejti misionit KFOR në Kosovë. Në njoftim thuhet Familja dhe miqtë së bashku me liderët vendorë dhe shtetërorë u mblodhën më herët gjatë ditës së sotme për t’i dhënë lamtumirën afërsisht 20 ushtarëve nga Kompania e Policisë Ushtarake 186, të cilët janë duke u vendosur në Kosovë. Ushtarët e rinj amerikanë do të ofrojnë mbështetje në ligj dhe rend për forcat e SHBA-së dhe NATO-s në operacionin e vazhdueshëm paqeruajtës ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet …