Ambasada amerikane në Tiranë i bënë thirrje të gjithë shtetasve të saj që të shmangin vendet e protestuesve

Ambasada amerikane në Tiranë i bënë thirrje të gjithë shtetasve të saj që të shmangin vendet e tubimit të protestuesve

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të shmangin vendet e grumbullimit të protestuesve, nisur nga fakti se në 21 qershor opozita ka njoftuar protestën e radhës. “Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të premten, më 21 qershor 2019, duke filluar rreth orës 8:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, njofton ambasada.

Kontrolloni gjithashtu

Dy aksione brenda 10 ditësh në Prizren: Arrestime dhe sekuestrime për vjedhje dhe keqpërdorime

Prokuroria e Prizrenit ka kryer brenda 10 ditëve dy aksione të ndryshme lidhur me vjedhje …