Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e saj për reformën në drejtësi të Shqipërisë

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shprehur mbështetjen e saj për reformën në drejtësi të Shqipërisë

Në përmbyllje të vizitës së Sekretarit, Antoni  Blinken në Tiranë, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi.  Ambasada shkruan se megjithëse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit.  “Sekretari Blinken ritheksoi angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë sot. Edhe pse reforma nuk është as e shpejtë, as e përsosur, as e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të marrin me guxim mosndëshkimin dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbeten të palëkundura në mbështetjen tonë”- thuhet në mesazh.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …