Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, ka dhuruar 100 pako ushqime dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt

Ibrahim Fadlalla, nga Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, ka dhuruar 100 pako ushqime dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë në komunën e Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në emrin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt, e ka falënderuar Ibrahim Fadlalla për përkrahjen që i ka dhënë komunës së Skenderajt në këtë situatë. Komuna e Skenderajt është angazhuar që çdo ndihmë që vjen në adresën e saj ta dërgojnë në çdo shtëpi të rasteve sociale me qëllim të shmangies se mundësisë të infektimit me virusin Covid-19, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …