Naftëtarët e kundërshtojnë vendimin e AKK-së për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive

Naftëtarët e kundërshtojnë vendimin e AKK-së për masat ndëshkuese ndaj 14 kompanive

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës edhe sot përmes një konference për medie ka kundërshtuar vendimin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës. Kryetari i shoqatës, Fadil Berjani e quajti vendimin arbitrat. Edhe Arianit Koci, avokat i njërës prej kompanive të gjobitura e ka quajtur të pafuqishëm vendimin. Ai është shprehur i bindur se do at fitojnë rastin në Gjykatë. Ndryshe javën që lamë pas Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në një konferencë për medie ka bërë të ditur vendimin për dënim të 14 kompanive të derivateve të naftës me 4 milionë e 40 mijë e 450.78 euro. Kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi ka thënë se kompanitë e dënuara kanë shkelur ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …