Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka vlerësuar se sektori i mbrojtjes në vend përbën një mundësi të madhe për zhvillim ekonomik dhe për ta pozicionuar Kosovën si një aktor të rëndësishëm në arkitekturën globale të sigurisë. Përmes një njoftimi publik, Ambasada njoftoi për organizimin e një tryeze të përbashkët me Ministrinë e Mbrojtjes, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u diskutua mbi potencialin e industrisë së mbrojtjes. “Krenar t’i bashkohemi Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë në Kosovë për diskutime të rëndësishme mbi industrinë mbrojtëse të Kosovës. Ky sektor ka potencialin jo vetëm për të nxitur rritjen ekonomike, por edhe për ta pozicionuar Kosovën si një kontribuues kyç në sigurinë globale – të nxitur nga inovacioni dhe partneritetet e forta me kompanitë amerikane,” thuhet në deklaratën e ambasadës. Ambasada thekson se zhvillimi i një industrie mbrojtëse moderne dhe elastike është në interes të përbashkët të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke kontribuar në forcimin e lidhjeve strategjike ndërmjet dy vendeve.
