leoni

SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për zgjedhjet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale. “Ne e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, komisionarët e vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë. Gjersa ne kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetruar të votuesve, votimin e dyfishtë, dhe parregullsitë tjera sporadike, ne shpresojmë që disa nga këto çështje mund të adresohen para rrethit të ardhshëm të zgjedhjeve komunale në nëntor”, thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane në Kosovë.

Siq thuhet në komunikatë dalja e rritur në votime dhe procedurat e sheshta zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit janë shenja pozitive për demokracinë e Kosovës. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës gjersa ato shpejtë përgatiten për edhe një rreth të votimit dhe përcjellin më tutje raportet mbi parregullsitë dhe shkeljet në këtë rrethin e parë. Shpresojmë se të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet me tutje në deklaratë të ambasadës së SHBA-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …