leoni

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akuzon qeverinë e Kosovës për instrumentalizimin e policisë në veri

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për instrumentalizimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në kryerjen e aksioneve të pakoordinuara në Veri të vendit. Këto akuza vijnë pas një reagimi zyrtar lidhur me aksionin e fundit të Policisë së Kosovës për mbylljen e komunave paralele serbe në Veri. Sipas ambasadës, raporti midis Qeverisë së Kosovës dhe Amerikës po përkeqësohet si rezultat i këtyre veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara. Ambasada ka paralajmëruar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e këtij institucioni se veprimet e sotme të qeverisë do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit të ardhshëm me Uashingtonin zyrtar. Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj,  thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …