Ambasadori britanik viziton ushtrimin “Defender Europe 25” në Kosovë: FSK po dëshmon aftësi ndërveprimi me aleatët e NATO-s

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku Kosova është nikoqire. Ambasadori Hargreaves vlerësoi pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe aftësinë e saj për të bashkëpunuar me forcat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.Sipas tij, ky ushtrim vjetor i ushtrisë amerikane demonstroi ndërveprueshmërinë ndërmjet aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, si dhe zhvillimin e FSK-së në drejtim të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare të sigurisë. “Ishte gjithashtu kënaqësi të takohesha me një nga alumnet e FSK-së nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Diskutuam për përvojën e saj dhe mënyrën se si po kontribuon me njohuritë e fituara për modernizimin e FSK-së”, shkroi ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …