Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Ambasadori gjerman në Kosovë reagon për sulmin në Postën e Kosovës në Zveçan

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për sulmin me granata që ndodhi në Postën e Kosovës në Zveçan më 1 prill, duke e quajtur atë një akt të papranueshëm dhune. Rohde theksoi se autorët e këtij sulmi duhet të përballen me drejtësinë. Sulmi me granatë në postën në Zveçan është akt i papranueshëm dhune. Garantimi i sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha komuniteteve në Kosovë është jetik, autorët duhet të përballen me drejtësinë. Ky incident nënvizon nevojën për përparim thelbësor në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, ka shkruar ambasadori Rohde. Ky reagim i ambasadorit gjerman vjen pas një serie ngjarjesh të ngjashme që po ndodhin në rajon, duke theksuar rëndësinë e sigurimit të një mjedisi paqësor për të gjitha komunitetet në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …