Richard Grenell

Ambasadori Grenell thotë së dëshmua që Amerika është shteti më i madh në botë

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Konferencës së Sigurisë në Munih, ku edhe Kosova ishte pjesëmarrëse. Për përfundimit të kësaj konference, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili është edhe i dërguari special i kryetarit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se në këtë konferencë, ka pasur mjaft takime me krerë të ndryshëm shtetëror. Por, përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”, Grenell, ka shkruar se u dëshmua që Amerika është shteti më i madh në botë. “Sapo përfundova katër ditë me takime ndërkombëtare të pafundme në Konferencën e Sigurisë në Munih dhe pas kësaj kam vetëm një mendim: Amerika është shteti më i madh në botë”, ka shkruar Grenell. Duhet theksuar në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë për hekurudhat dhe autostradat.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …