Christopher Hill

Ambasadori Hill: Asociacioni të themelohet deri në verë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-ja pret që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe e po ashtu edhe të pranohet propozimi franko-gjerman nga të dyja palët. Hill ka thënë se ky vit është vendimtar dhe se beson se është reale që Asociacioni mund të formohet deri në verë e propozimi franko-gjerman të miratohet deri në fund të vitit. “Mendoj se duhet t’i kthehemi çështjes themelore, e që është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë. Ata kanë jetuar atje me shekuj dhe duan të dinë se si është e ardhmja e tyre. Pra, pyetja themelore është të merremi me atë që buron nga marrëveshja e Brukselit, e kjo është Asociacioni. Asociacioni duhet të zbatohet absolutisht, nëse presim që dikush të ketë besim në marrëveshjet e ardhshme”, ka deklaruar Hill. “Unë mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është reale të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, mendoj se propozimi është pozitiv dhe se mund të realizohet”.Hill ka theksuar se SHBA-ja absolutisht mbështet atë që kanë bërë evropianët, veçanërisht propozimin franko-gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Dështon për herë të 24-të seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar edhe vazhdimi i njëzetekatër i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit …